Cilën taktikë po përdor Rusia në luftë?
Unë besoj se Rusia po përdor taktikën e “ujkut”, të cilën e njohin ushtarakët: bënë sikur është e dobët me qëllim që të kurthojë kundërshtarin
Ylli Përmeti
02/03/2022 - 08:02
Po qarkullon një “përshtypje” për mos të thënë “bindje”, të cilën e riprodhojnë edhe shumë idiotë në anët tona, se ushtria ruse ka dështuar dhe se ushtria ukrainase ka treguar aftësi luftarake! Madje nuk mungojnë dhe “lajme” ku citohen shifrat e të vrarëve, shkatërrimi i autokolonave ruse etj. Pa përmendur lavdet e perëndimorëve ndaj ushtrisë ukrainase të cilat e inkurajojnë atë për të luftuar “heroikisht”.
Por këta demagogë të zhytur në padije, që nxitën luftën, nuk përmendin anën tjetër: Rusia deri tani ka përdorur një përqindje shumë të vogël të ushtrisë së saj që gjendësh prej javësh në kufi duke bërë stërvitje. Sipas BBC-së, ajo ka përdorur rreth 100,000 ushtarë dhe sipas Pentagonit, rreth 75 për dind, kur përballë ka një ushtri prej më shumë se 250,000 ushtarë ukrainas dhe mijëra vullnetarë. Dhe pavarësisht këtij fakti ajo ka përparuar. Për më shumë këshilloj të lexohet studimi ku tregohet fuqia ushtarake e palëve në konflikt.
Ndërsa raportet për numrin e të vrarëve burojnë kryesisht nga ministria e mbrojtjes ukrainase, e cila ka çdo arsye t`i fryjë shifrat, dhe nga media futja kot, diku në studim kam cituar një fakt lidhur me kohën e luftës në Ukrainë: ajo nuk do të ishte më shumë se 5 ditë, sipas zyrtarëve rusë. Pak ditën më vonë Putini tha se lufta mbaron në ditët e para të marsit. Por kjo kohë nuk përputhet me realitetin: sot jemi në ditën e shtatë dhe ushtria ruse vazhdon të përparojë ngadalë.
Unë besoj se Rusia po përdor taktikën e “ujkut”, të cilën e njohin ushtarakët: bënë sikur është e dobët me qëllim që të kurthojë kundërshtarin. Bashkë me këtë taktikë ajo kursen dhe ushtarët dhe pajisjet ushtarake. Kështu lë perëndimorët të besojnë çfarë të duan dhe të nxisin “heronjtë” e tyre nacionalistë për të luftuar duke i kurthuar edhe më shumë...
Strategjia e madhe e Putinit kundrejt perëndimit (The grand strategy of Putin towards the west)
Në ditën e shtatë të sulmit rus për çmilitarizimin dhe çnazifikimin e Ukrainës, analizat tregojnë se sulmi është drejtuar në tre fronte: nga kufiri verior me Bjellorusinë; nga kufiri lindor me Rusinë dhe nga jugu, Krimea. Ushtria ukrainase tha se Rusia po bombardon insfrastrukturën kritike në qytete rreth vendit ndërsa po synohet izolimi i kryeqytetit: Kievit.

Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 75 reads



