...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rusia përditëson vendet ‘armiqësore’ – përfshin Shqipërinë

Qeveria ruse nxori një vendim sipas të cilit ndërmarrjet ruse që dëshirojnë të punojnë me firma nga vende që kundërshtojnë operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë

SHJ

07/03/2022 - 15:31

Qeveria ruse nxori një vendim sipas të cilit ndërmarrjet ruse që dëshirojnë të punojnë me firma nga vende që kundërshtojnë operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë duhet të marrin leje qeveritare për marrëveshjet. Kremlini zbuloi një listë të përditësuar lidhur me vendet armiqësore.

Lista përfshin SHBA-në dhe Kanadanë, vendet e BE-së, Britaninë (duke përfshirë Xhersin, Anguilën, Ishujt Virxhin dhe Gjiblartarin), Ukrainën. Malinezi, Zvicrën, Shqipërinë, Andorën, Islandën, Lihetshajnin, Monakon, Norvegjinë, San Marinon, Maqedoninë Veriore, Japoninë, Korenë Veriore, Australinë, Mikronisinë, Zelandën e Re, Singaporin, dhe Tajvanin.    

Ajo i quan vende “jomiqësore” për t`i dhënë një zbutje karakterizimit por është e qartë se bëhet fjalë për vende armiqësore. 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA