...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Greqia proteston ndaj Serbisë dhe Ukrainës për rrëzimin e avionit ndërsa media zbulon ‘misterin’

Mbetet të qartësohen arsyet se pse Ukraina çonte armë në Bangladesh kur ajo është duke luftuar me ushtrinë ruse

SHJ

17/07/2022 - 12:00

Një avion bartës që udhëtonte nga Serbia drejt Jordanisë por që shkonte në Bangladesh, sipas ministrit të jashtëm ukrainas, ra në Kavala të Greqisë gjatë mbrëmjes së të shtunës, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe duke vrarë të gjithë shoqëruesit e tij: tetë ukrainas. Avioni bartte 11,5 tonë armë dhe ra në tokë bujqësore, ku dëmet janë vetëm bimore dhe mjedisore.

Sipas inspektuesve, në vendngjarje është dëshmuar një lëndë e bardhë me origjinë të panjohur ndërsa shtohet se matjet tregojnë se nuk ka diçka për t`u shqetësuar. Por burime të tjera greke thonë se avioni transportonte lëndë të rrezikshme ndërsa mediat serbe thonë se avioni pronësohësh nga një ndërmarrje amerikane që ia kishte dhënë Ukrainës.

Piloti kishte kërkuar nga autoritetet greke të aviacionit leje për ulje urgjente sepse avioni kishte pësuar dëm në motorr por nuk arriti të shkonte në aeroport për shkak se shpërtheu zjarri.

Kathimerini raportoi pas dreke se në vendngjarje kanë shkuar specialistë të shërbimit të mbrotjes bërthamore, biologjike dhe kimike me qëllim që të përcaktojnë natyrën e lëndës së bardhë. Sipas të njëjtës gazetë, shërbimet greke morën një email nga ndërmarrja serbe e armëve dhe sistemeve mbrojtëse Valir, e cila shkruan se avioni çonte predha mortajash të përmasave të ndryshme për mësim. 

RT raportoi më vonë, duke cituar burime të autoriteteve serbe, se avioni ishte ngarkuar me municione serbe, mina, dhe pronësohesh nga tregtar serb i armëve i quajtur Valir ndërsa Voa raportoi, duke cituar Reuters, se ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsa Stefanovic tha se avioni ukrainas po transportonte mortaja dhe predha stërvitore të prodhuara nga industria serbe e mbrojtjes dhe se blerësi i ngarkesës ishte Bangladeshi.

Në orët e mbrëmjes u raportua dhe natyra e lëndës ose pluhurit të bardhë: sipas inspektorëve, janë tre burime të pluhurit përkatës; njëri buron nga vetë predhat (ato kanë shtresa pluhuri në brendësi); burimi i dytë është fosfori i predhave; dhe i treti, mund të jetë nga unazat e murtajave. Pluhuri, sipas ekspertëve, nuk është i rrezikshëm. Por më vonë u raportua se nuk ishte fosfor i bardhë që shkakton plagë por fosfor tymues, i cili përfshihet thuajse te të gjitha armët e këtij lloji.   

Greqia proteston ndaj Serbisë dhe Ukrainës ndërsa media mundohet të kuptojë misterin e fluturimit

Greqia protestoi ndaj Serbisë dhe Ukrainës për mosinformimin në kohë në lidhje me ngarkesën e municioneve në bordin e një avioni ukrainas i cili u rrëzua pranë qytetit verior të Kavalas të shtunën në mbrëmje, thanë burimet diplomatike greke të hënën.

Avioni Antonov An-12 që transportonte 11.5 ton paisje ushtarake mbrojtëse të prodhuara në Serbi, përfshirë mortaja dhe predha stërvitore, u rrëzua dhe mori flakë, duke shpërthyer në fushat e misrit. Tetë anëtarët ukrainas të ekuipazhit humbën jetën.

Ministria e jashtme greke ka paraqitur një ankesë tek ambasadori i Ukrainës në Athinë duke thënë se Greqia duhej të ishte njoftuar paraprakisht nga Ukraina në lidhje me natyrën e ngarkesës së avionit, tha një burim diplomatik grek. Burimet diplomatike greke thanë më herët të hënën se Greqia gjithashtu do të protestonte ndaj Serbisë për të njëjtën arsye.

Ministria e jashtme e Serbisë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment. Ministri i mbrojtjes i Serbisë Nebojsha Stefanoviç tha të dielën në mëngjes se paisjet ushtarake në avion ishin prodhuar nga industria e mbrojtjes e Serbisë dhe se blerësi i ngarkesës ishte Bangladeshi.

Autoritetet greke bllokuan zonën të shtunën dhe më pas ndaluan banorët të afroheshin dhe i këshilluan t’i mbanin dyert dhe dritaret mbyllur, ndërsa zjarrfikësit dhe njësia speciale e reagimit të shpejtë ndaj fatkeqësive po hetonin zonën. Voa

Ky lajm është përditësuar 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA