Turqia ble sistem të dytë S-400 dhe “hedh në erë” marrëdhënien me perëndimin
Erdogani hakmerret ndaj Uashingtonit: sepse Turqia ble një sistem të dytë rus kundër-ajror S-400
SHJ
16/08/2022 - 19:41
Sipas agjencisë së lajmeve ruse Tass është nënshkruar mes Rusisë dhe Turqisë blerja e sistemit të dytë “S-400 Triumf”, duke shtuar këtë herë dhe prodhimin e disa pjesëve të sistemit në fjalë në Turqi. Bëhet fjalë për sistemin më të mirë në botë kundër raketave ajrore me rreze të gjatë dhe të mesme dhe avionëve strategjikë dhe taktikë duke përfshirë dhe avionët e padukshëm dhe mund të shkatërrojë çdo objektiv ajror me zjarr të rëndë dhe kundërmasa radio-elektronike.
Mbi këtë sistem qendron S-500, të cilin Rusia nuk e ka nxjerrë në shitje por e ka ruajtur vetëm për ushtrinë e saj. Kjo lëvizje është goditje e rëndë ndaj Uashingtonit sepse ky i fundit ka ushtruar trysni ndaj Ankarasë që të hiqte dorë nga sistemi në fjalë duke e përjashtuar atë nga programi i avionëve luftarakë të gjeneratës së pestë F-35.
Kjo lëvizje është një përshkallëzim i ri mes Ankarasë dhe Uashingtonit dhe mund të thuhet pa ngurrim se Shtëpia e Bardhë do të kundërveprojë me sanskione ekonomike duke e shtyrë Turqinë më larg perëndimit dhe Nato-s.
Pala turke thotë se “nuk ka marrëveshje të re” sepse marrëveshja e parë përfshinte blerjen e dy sistemeve. Tani po diskutohet vetëm për mbartjen e teknodijes dhe prodhimin e pjesëve të sistemit në Turqi.
Përditësuar
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 221 reads



