...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Oficeri britanik: ushtarët të përgatiten për luftë me Rusinë

Trupat ushtarake britanike duhet të përgatisin familjet lidhur me mundësinë e zbarkimit të tyre në luftën e Ukrainës për të luftuar kundër Rusisë.

Ylli Përmeti

22/08/2022 - 20:14

Oficeri nën urdhër i forcave ushtarake britanike, Paul Carney, tha përmes një shkrimi në revistën ushtarake britanike “Soldier” se trupat ushtarake britanike duhet të përgatisin familjet lidhur me mundësinë e zbarkimit të tyre në luftën e Ukrainës për të luftuar kundër Rusisë.

Sipas tij, qendrimin e të cilit e raportuan disa media (britanike), ushtarët britanikë duhet të paralajmërojnë të dashurit e tyre se bota përballet me “realitete të reja” dhe se Britania është gati të përballet me çdo agresion. “Është e rëndësishme të përgatisim të dashurit tanë dhe familjet të cilët zakonisht kanë rolin më të vështirë për mungesën tonë. Kërkesa ime është që ju të diskutoni me ta rreth një zbarkimit të mundshëm” citohet të ketë thënë oficeri në kohën kur Marinarët e Mbretërisë janë vendosur në ambasadën britanike në Kiev ndërsa mijëra trupa ukrainase trajinohen në tokë britanike.

Paralajmërimi tij, sipas Moskës, nuk sinjalizon një ndryshim kërcënues në rolin e Britanisë në Ukrainë por sidoqoftë, një paralajmërim në qershor i shefit britanik për shtabin e përgjithshëm, Patrick Sanders, nënkupton se ushtria britanike e sheh Rusinë si kundërshtarin tjetër më të madh. “Atje është tani një domosdoshmëri përvëluese të farkëtojmë një ushtri të aftë për të luftuar përkrah aleatëve tanë dhe të mundim Rusinë në fushëbetejë”, shkruante ai mes të tjerash.

Britania është anëtare e Nato-s dhe nëse ajo përfshihet në luftë të hapur kundër Rusisë në Ukrainë gjithë anëtarët do të detyrohen ta ndjekin!

Shkrimi i oficerit britanik nuk është publikuar në variantin elektronik të revistës në fjalë por sidoqoftë, fakti që shumë media britanike e riprodhuan qendrimin e tij të shkrujtur në variantin letër, tregon se ose jemi përballë një përshkallëzimi tjetër ose përballë një qendrimi që synon të rrisë vigjilencën e ushtarëve britanikë.       

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA