Gorbaçovi: shtetëtari` perëndimit dhe dezertori` sovjetëve
Gorbaçovi çmontoi një superfuqi botërore, Bashkimin Sovjetik, për katër vjet, në emër të amullisë ekonomike, disa lirive qytetare dhe paqes botërore por duke i dhënë çelsat rivales së tij, SHBA-së, të vepronte sipas dëshirës me popujt rreth botës.
Ylli Përmeti
31/08/2022 - 15:39
Gorbaçovi në perëndim lëvdohet si një shtetëtar që rrëzoi perden e hekurt, lejoi shoqërinë civile të Sorosit, lejoi rrënimin e Bashkimit Sovjetik dhe lejoi hegjemoninë amerikane të përhapësh kudo, ndërsa nga një pjesë e Rusisë paraqitet si një dezertor që nuk lejoi vetëm rrënimin e Bashkimit Sovjetik dhe kontriboi në rrënimin e gjithë bllokut socialist të Lindjes me mijëra për mos të thënë miliona viktima por gjatë “perdes së hekurt” vërtet popujt kishin “perde” por luftra të llojit që po dëshmojmë 30 vitet e fundit me hegjemoninë amerikane dhe mungesën e një kundërfuqie botërore, tregojnë nevojën e një kundër-fuqie, këtë herë, thonë mbështetësit e kësaj nevoje, ruse dhe kineze.
Gorbaçovi lindi në kohën e Stalinit (1930), u përfshi pak në luftën e dytë botërore, pati disa burgosje si ai ashtu dhe babai i tij pas luftës, dhe shkëlqeu me thyerjen e një rekordi në prodhimin e grurit në vitet `60. Pas vdekjes së Brezhnievit (1984) ai u ngrit në detyrë si sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të BS. Ngaqë ekonimia sovjete ishte në amulli, Gorbaçovi filloi reformat: e para ishte Përshpejtimi (Uskorenie). Por ajo nuk zgjidhi problemet themelore të ekonomisë sovjete; në vend të saj ajo forcoi “zgjidhjet” nga lartë-poshtë me më shumë investime, mbikqyrje më të rreptë të punëtorëve dhe më pak humbje. Ligji i dytë i tij lidhet me kufizimin e përdorimit të alkoolit duke ulur prodhimin e tij. Ulja e prodhimit do të rriste çmimin dhe për pasojë dhe përdorimin. Por kjo masë i detyroi sovjetët të pinin pije të tjera industriale qoftë edhe alkoolin që përdorësh pas rrojes. Masa dëmtoi dhe buxhetin e qeverisë ndërsa një ekonomi në hije filloi të lulëzonte.
Reforma e tretë ishte perestrojka e famshme ose rindërtimi. Por jo në kuptimin e gjerë ekonomik dhe shoqëror por individual. Ajo zëvendësoi dy të tretat e Politbyrosë, më shumë se gjysmën e drejtorave rajonalë dhe 40 për qind të anëtarësisë së Komitetit Qendror të Partisë Komuniste në emër të “demokracisë” ose glasnostit (diskutimit të hapur publik). “Ne kemi nevojë për kritikë dhe vetë-kritikë” thoshte ai në atë kohë, duke i dhënë jehonë thënies së Leninit. Ai lejoi transmetimin e filmave të çensuruar ndërsa KGB-ja ndaloi së gacmuari agjencitë e huaja të lajmeve (BBC, Voa); disidentët u liruan dhe arkivat e kohës së Stalinit u hapën. Këto ndryshime u mirëpritën nga disa ndërsa të tjerë u alarmuan.
Lidhur me rivalen e BS, Amerikën, Gorbaçovi nënshkroi marrëveshjen INF: 1987, e cila ndalonte raketat balistike; traktatin (CFE) për uljen e pranisë ushtarake në Evropë; dhe traktatin START për zvogëlimin e përgjithshëm të armëve bërthamore. Tërheqjet e Gobaçovit u kuptuan si dobësi nga administrata e Reganit. Por ai u jepte kuptim tjetër: se nga çarmatimi të gjithë fitojnë. Kështu BS filloi të tërhiqte trupat ushtarake nga konfliktet rreth botës. Paralelisht tensionet sociale në BS po rriteshin ndërsa policia nuk dinte t`i kontrollonte ato. BS përbëhësh nga 15 republika kombëtare me një dyzinë kombesh që jetonin mes tyre. Gjuha zyrtare ishte rusishtja dhe ideologjia mbizotëruese ishte filozofia marksiste.
Kësaj strukture shoqërore Gorbaçovi i dha goditjen e parë në vitin 1988 kur tha se “çdo tokë socialiste ishte e lirë të zgjidhte sistemin e saj shoqëror”. Kjo deklaratë u kuptua si “sinjal” nga nacionalistët për shkëptuje. Si pasojë, pak ditë më pas shpërthyen tarzirat (Nagorno-Karabakh etj.). Kështu filluan dhe thirrjet “Poshtë Komunizmi”, “Poshtë Imperializmi Sovjet” etj. Gorbaçovi urdhëroi forcat ushtarake të ndalonin nacionalistët duke shtypur disa protesta. Kjo gjendje kulmoi në vitin 1990 kur Komiteti Qendror i Partisë Komuniste votoi sistemin presidencial të pushtetit me Gorbaçovin presidentin e parë dhe të fundit të BS. Të njëjtën ditë u çmontua dhe monopoli i pushtetit të partisë komuniste nga mbledhja e Komitetit Qendror.
Si pasojë, dëshira për t`u shkëptur nga Bashkimi Sovjet u rrit me shpejtësi. Këto ngjarje dhe të tjera të ngjashme shtyn disa anëtarë të Politbyrosë të organizonin një grusht shteti kundër Gorbaçovit me qëllim që të rivendosnin rendi Sovjet. Por ata dështuan ndërsa Gorbaçovi, i izoluar në ndërtesën qeveritare të Krimesë, u kthye në Moskë për shkak të përleshjeve me Jelcinin. Kur ai arriti në Moskë, pushteti i tij ishte zhdukur dhe nuk mund të bënte asgjë për të parandaluar marrëveshjen “Belovezha” mes Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës, e cila i dha fund historisë se BS dhe solli Konfederatën e Shteteve të Pavarrur. Kështu të gjitha republikat ishin të pavarura pavarësisht se ishin apo jo gati.
Përmblethtas, Gorbaçovi çmontoi një superfuqi botërore, Bashkimin Sovjetik, për katër vjet, në emër të amullisë ekonomike, disa lirive qytetare dhe paqes botërore por duke i dhënë çelsat rivales së tij, SHBA-së, të vepronte sipas dëshirës me popujt rreth botës. Parë nga këndvështrimi` ‘rolit’, se BS luante rolin e balancës (ose kundërpushtetit) mes dy superfuqive të kohës, me qëllim ruajtjen e paqes botërore dhe jetën e planetit, roli i Gorbaçovit në këtë drejtim ishte katastrofik: jo vetëm sepse shkaktoi miliona viktima gjatë shpërbërjes së BS dhe zhyti pupujt në krizë ekonomike, pabarazi dhe krizë ekologjike, por i la dorë të lirë SHBA-së të shkatërronte Lindjen e Mesme si kurrë më parë (Irak, Libi, Siri) me një front të hapur në Ukrainë dhe një tjetër gati në Tajvan.
Pse dështoi socializmi sovjet?
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 25 reads



