...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kina dhe Rusia ‘kapin’ median e Nikaraguas

Bashkëpunimi është i nevojshëm për të "mbrojtur të vërtetën përballë fushatave mediatike të manipulimit dhe urrejtjes të nxitura nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane

Voa

19/09/2022 - 16:56

Agjencia ruse e lajmeve Sputnik dhe qeveria e presidentit Daniel Ortega nënshkruan në fund të gushtit një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e medias mes Managuas dhe Kremlinit. Forcimi i lidhjeve me median ruse vjen ndërsa organet e shtypit në Nikaragua i ka pllakosur heshtja.

Marrëveshja për ndarjen e informacioneve midis agjencisë ruse të lajmeve Sputnik dhe Nikaraguas u njoftua nga agjencia shtetërore e Managuas që menaxhon stacionet televizive, radiot dhe portalet informative në vend.

Deklarata thotë se bashkëpunimi është i nevojshëm për të "mbrojtur të vërtetën përballë fushatave mediatike të manipulimit dhe urrejtjes të nxitura nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane...".

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, drejtori i bashkëpunimit ndërkombëtar për Sputnikun i quajti mediat perëndimore dhe të pavarura në vend si “mbeturina informative”.

Zyrtarët e Nikaraguas thonë se synimi tjetër i marrëveshjes është shkëmbimi i lajmev dhe nxitja e mirëkuptimit të ndërsjellë midis Rusisë dhe Nikaraguas.

Cristopher Mendoza, drejtor i të vetmes organizatë të gazetarëve të pavarur në Nikaragua, thotë se qëllimi i vërtetë është të mbajë jashtë Nikaraguas gazetarinë e mirëfilltë.

“Po bëhemi gjithnjë e më shumë si Korea e Veriut. Ky është angazhimi i dyshes Ortega-Murillo, shfrytëzimi i medias për të fshehur realitetin dhe të vërtetën”.

Marrëveshja u njoftua një muaj pasi Nikaragua mbylli më shumë se njëzet radio dhe televizione lokale. Qeveria tha se stacionet nuk plotësonin kërkesat teknike për të vazhduar transmetimet.

Organizatat e shtypit të lirë thonë se kjo e ka lënë Nikaraguan pa asnjë media të pavarur, por vetëm me media shtetërore.

“Këto nuk janë organe informative por propagandë, çka cenon të drejtën kushtetuese të çdo personi për t’u informuar”, thotë Carlos Guadamuz, me Grupin e të Drejtave të Njeriut të Nikaraguas.

Kjo është marrëveshja e dytë mediatike që qeveria e Nikaraguas ka nënshkruar me një vend të huaj. Në dhjetor të vitit 2021, Nikaragua nënshkroi një marrëveshje me “China Media Group”, kompania kryesore mediatike e qeverisë së Kinës.   

Një profil i shkurtër i Nikaraguas mund të lexohet këtu.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA