Amerika nën ‘ethet’ e krijimit të një sistemi anti-hipersonik
Amerika i quan armët hipersonike si një kërcënim “të rëndësishëm” për sigurinë kombëtare dhe rajonale
SHJ
26/09/2022 - 17:03
Ministria e mbrojtjes amerikane, drejtori i agjencisë së mbrojtjes nga raketat dhe kontraktorët e saj të armëve ushtarake gjenden nën ethet e prodhimit të një sistemi anti-hipersonik si pasojë e kërcënimeve të mundshme nga Rusia dhe Kina. Entitetet amerikane gjenden në fazën e hartimit të konceptit të interceptorit: ai synon të rrëzojë raketa hipersonike ardhëse kur ato janë në fazën e rrëshqitjes, e cila është faza më e cënueshme e tyre dhe ndodh mes fazës së lëshimit dhe fazës fundore.
Sistemi nën shqyrtim ndërthur interceptorët nga toka, deti dhe ajri ose satelitët. Megjithëse faza e kërkesave (se çfarë i nevojitet sistemit) dhe kuptimi i tij mbaroi, sistemi gjendet ende në fazën paraprake të hartimit.
Amerika i quan armët hipersonike si një kërcënim “të rëndësishëm” për sigurinë kombëtare dhe rajonale. Sistemi pritet të lëshohet në vitin 2025. Kina pretendon se ka zhvilluar sistemin e parë botëror anti-hipersonik dhe është gati ta përdorë atë në rajonin e saj ku kërcënohet nga një luftë mes saj, Tajvanit, SHBA-së dhe aleatëve të saj.
Janë pikërisht këto armë me të cilat Rusia kërcënon SHBA-në. Kërcënimi i fundit erdhi nga Medvedevi. Ai u kujtoi amerikanëve se nëse lufta në Ukrainë çon në përplasje mes dy superfuqive, kryeqendrat e perëndimit do të shfarrosen nga armët ruse hipersonike të cilat nuk i kap dot asnjë sistem anti-raketor.
Literaturë: Strategjia e madhe e Putinit kundrejt perëndimit (The grand strategy of Putin towards the west)
Ndiq video-paraqitjen e publikuar vitin e kaluar për më shumë:
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 63 reads



