...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Turqia zbuloi sistemin e ri raketor dhe kërcënoi Greqinë me pasoja

Turqia zbuloi sistemin e tretë raketor balistik ―pas atij të vitit 2018 me emrin “Bora” me rreze 280 km dhe të vitit 1998 me emrin “J600 Yildirim” me rreze 130 km―, me emrin “Tayfun”, me rreze 561 km

Ylli Përmeti

19/10/2022 - 09:24

Turqia zbuloi sistemin e tretë raketor balistik ―pas atij të vitit 2018 me emrin “Bora” me rreze 280 km dhe të vitit 1998 me emrin “J600 Yildirim” me rreze 130 km―, me emrin “Tayfun”, me rreze 561 km! Sistemi mbulon thuajse gjithë Greqinë. Për shembull, nëse sistemi vendoset në kepin Çesme të Turqisë, vija ajrore për në Athinë është rreth 320 km.

Paralelisht përfaqësuesi i presidencës turke kërkoi heqjen e gjithë forcave ushtarake nga ishujt grekë dhe kërcënoi se nëse nuk veprohet kështu do të ketë pasoja. Ai tha, gjithashtu, se Greqia armatos ishujt me armë amerikane ndërsa përmendi paralajmërimin ndaj palës greke në takimin “kokëpërkokë” në Konstandinopojë, që të mos lejojnë amerikanët t`i përdorin kundër Turqisë dhe se pala greke kishte thënë se do të ndërmerreshin hapa në këtë drejtim.

Ndërsa ushtarakët grekë u befasuan, kolegu Aleksis Papahelas, drejtor i gazetës “Kathimerini”, tha se Turqia synon të tmerrojë Greqinë dhe perëndimin por kryesisht Uashingtonin me aftësitë e saj ushtarake me qëllim që ky i fundit t`i japë avionët (F-16) që kërkon dhe Greqinë ta detyrojë të ulet në dialog pa kushte. Ai tha, gjithashtu, se ky fakt nuk duhet të na shqetësojë sepse sistemit i duhen shumë vite për të qenë i gatshëm për t`u përdorur!

Megjithëse ai ka deri diku të drejtë, nuk dihet se sa e shpejtë është industria ushtarake turke për të prodhuar sistemte të ngjashëm, raketat përkatëse dhe sa kohë mund t`i marrë Turqisë trajinimi i ushtarëve për sistemet në fjalë.   

 

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA