Një përgjigje mbi përgjigjen e Osmanajt ndaj Ylli Përmetit
Nga pretendimet e Osmanit, mund të themi se ka të drejtë vetëm 0.1 për qind; ndaj e këshillojmë të jetë më i përgjegjshëm, se nuk bëhet Shqipëria me mohimin e fakteve.
SHJ
10/12/2022 - 19:23
Lexuesin Haxhi Osmanajn e ftuam për të parashtruar bindjen e tij të kundërt me të Ylli Përmetit sipas të cilit socializmi konkurronte në tregun ndërkombëtar me koston e ulët dhe cilësinë e lartë të prodhimit ndërsa “demokracia” parlamenatre dhe tregu i saj i marketingut me elitat neoliberale, konkurrojnë me rrogat e ulëta të punëtorëve dhe me lejimin e ndërmarrjeve të huaja që dëmet mjedisore mos t`i racionalizojnë me qëllim uljen e mëtjeshme të kostos së prodhimit dhe joshjen e tyre për të investuar.
Osmanaj pretendon të kundërtën, se socializmi konkurronte me mizori dhe jo me cilësi dhe koston e ulët të prodhimit. Por pa paraqitur ndonjë fakt as për akuzën e tij për mizori as për ekonominë.
Ai zgjeron “kritikën” e tij ndaj Përmetit duke shtuar se shqiptarët ndihen të lumtur, madje “tejet të lumtur” kur studimet tregojnë të kundërtën; lexo për shembull, raportin që vijon:
Shqipëria, më e palumtura/ Shqiptarët e Kosovës tre herë më shumë të lumtur
Më tej ai shton se Shqipëria nuk ka sipërfaqe tokësore të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e popullit kur studimet tregojnë se ajo ka tokë të mjaftueshme jo vetëm duke gjykuar nga socializmi kur numri i popullit ishte shumë i lartë se ç`është aktualisht por duke gjykuar nga importet e drithit dhe toka djerrë. Por krahasuar me vendet fqinje, sidomos me Malinezi, ajo ka më pak.
Shkaqet e shkatërrimit të ekonomisë sonë: bujqësisë, blegtorisë, arrorëve dhe shëndetit të njeriut*
Ai vazhdon me të njëjtën logjikë ―duke mohuar faktet por duke mos paraqitur fakte të tjerë― edhe kur pretendon se Shqipëria socialiste ishte e varfër kur raportet e kohës e kategorizonin Shqipërinë si vend të zhvilluar dhe jo “në zhvillim”. Mjafton të lexohen raportet e UNESKO-s – disa prej të cilëve i ka përmendur Ylli Përmeti, lidhur me gjendjen ekonomike dhe shoqërore të kohës.
Por Osmani ka deri diku të drejtë kur thotë se kostua prodhimit të ekonomisë aktuale është më e lartë se vendet fqinje. Por nuk tregon shkaqet se pse këto kosto janë të larta. Shkaqet mund të lexohen këtu.
Shqipërisë (dhe Kosovës) i kanoset “zia e bukës” ndërsa Rama dhe Kurti (dhe opozitat) i bien fyellit
Përmblethtas, nga pretendimet e Osmanit, mund të themi se ka të drejtë vetëm 0.1 për qind; ndaj e këshillojmë të jetë më i përgjegjshëm, se nuk bëhet Shqipëria me mohimin e fakteve.
Shkrimi i Osmanajt u dërgua për publikim dhe nuk është redaktuar por është publikuar sipas origjinalit.
Socializmi në Shqipëri konkuronte me mizori, jo cilësi dhe kosto të ulët të prodhimit!
Haxhi Osmanaj
Nuk mund t’më bindë askush se shqiptarët në Shqipëri janë të kënaqur me gjendjen aktuale ekonomike dhe politike në vend sepse kanë pritur diç më shumë kur sakrifikuan jetën për ti përmbysur tyranistët.
Njëkohësisht jam tejet i bindur se shqiptarët në Shqipëri ndihen tejet më të lumtur dhe begatshëm sot se sa në kohën kur kur vendi qeverisej nga gjakëpirësit socialiste/komuniste.
Shqipëria bënë pjesë në gruppin e vendeve botërore që nuk ka sipërfaqe të mjaftueshme të tokës pjellore për ti përmbushur nevojat e konsumimit vendor me artikuj ushqimor nga prodhimi vendor.
Shqipëria i përket gjithëashtu grupit të vendeve në zhvillim dhe jo vendeve të zvilluara. Kjo nënkuptin se Shqipëria nuk ka qenë asnhëherë konkurent me ndonjë artikull cilësor të ushqimit dhe as të kostos së ulët të prodhimit. Shqipëria socialiste/komuniste ishte vend i varfër ekonomikisht dhe vend i izoluar politikisht, vend i prapambetur që ushqehej me restrikcione.
Shqipëria socialiste/komuniste njihet për dominin të mjerimit/mizorisë shoqërorë, internime të qytetarëve të saj, eleminime të idhtarëve të fjalës dhe shprehjes së mendimit të lirë dhe ndërtim të çmendur të bunkerëve.
Shqipëria socialiste/komuniste njihet për kontraband të cigareve med organizata terroriste të Italisë. Shiqo dosjet hetimore në Itali 1980-1988 të quajtura Albania.
Shqipëria socialiste/komuniste njihet për vrasje enigmatike dhe pushkatime të frikëshme të popullut të vet.
Ekonomia e bazuar në nevoja të tregut dallon shumë nga ekonomia planifikimit në prodhim që nuk bazohet në kërkesa të tregut.
Arsyeja se pse bujqësia nuk ishte e zhvilluar në Shqipëri dhe vazdon të jetë e till është se investimet në prodhime bujqësore kishin dhe vazdojnë të kanë kosto 2 herë më të lartë se sa ato të importit. Kuantiteti në prodhim bujqësor për një lekë të investur në prodhim bujqësor në Shqipëri me atë në Spanjë, Itali, Hungari, Ukrain, Bullgari etj dallon me një përqindje dyshifrore. Për ketë arsye investuesit aktualisht janë përqendruar në sektor të turizmit. Mirëpo, nuk mund të thuhet se Shqipëria sot nuk prodhon dhe eksoirton prodhime cilësore 1000 % më shumë sesa Shqipëria atëhershme kur socializmi/komunizmi mirrej më shumë me hallin e përqitjes së dhive nga cjepët sesa me hallin e mizorisë së jetës së qytetarëve.
Ata të cilët sot ndjejnë nostalgji për ish sistemin politik socialist/komunist janë iluzionist dhe jo realist. Sistemi socialist/komunist në Shqipëri konkuronte me mizori dhe jo me prodhime cilësore dhe kosto të ulët.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 114 reads



