SHBA-ja kërcënuesja më e madhe e rendit ndërkombëtar - Kina
Faktet e kanë vërtetuar më shumë se një herë se SHBA-ja është kërcënimi i drejtpërdrejt i rendit ndërkombëtar dhe fajtorja e trazirave rajonale, ose duke nxitur luftra kundër vendeve të tjerë ose duke krijuar konflikte, duke shkaktuar vdekje masive dhe zhvendosje të qytetarëve të pafajshëm
Ylli Përmeti
28/12/2022 - 07:29
Pas miratimit të programit të shpenzimeve gjatë ditëve të fundit të dhjetorit, për qeverinë “Bajden” të vitit 2023, ku përfshihet për herë të parë dhe një ndihmë tjetër armësh për Tajvanin prej 10 miliardë dollarë, për pesë vitet e ardhshëm, Kina reagoi me “tërbim” duke thënë se “faktet e kanë vërtetuar më shumë se një herë se SHBA-ja është kërcënimi i drejtpërdrejt i rendit ndërkombëtar dhe fajtorja e trazirave rajonale, ose duke nxitur luftra kundër vendeve të tjerë ose duke krijuar konflikte, duke shkaktuar vdekje masive dhe zhvendosje të qytetarëve të pafajshëm”.
Për ndihmën financiare për sigurinë dhe blerjen e armëve nga Tajvani ajo tha se është një veprim tjetër në një seri veprimesh provokative që “rrezikon seriozisht paqen dhe qendrueshmërinë në Ngushtincën e Tajvanit dhe rrit rrezikun e konfrontimit ushtarak mes Kinës dhe SHBA-së”.
Ajo paralajmëroi edhe një herë se Kina do të ruajë ribashkimin kombëtar dhe pandashmërinë territoriale të vendit dhe SHBA-ja s`ka rrugë tjetër veç të “respektojë interesat thelbësore dhe shqetësimet e mëdha të Kinës” ndërsa përshëndeti marrëdhëniet e qendrueshme (rock-solid) me Rusinë duke përmendur rritjen e shkëmbive tregtare mes dy vendeve në devizat kombëtare. “Marrëdhënia bazohet mbi jo-aleanca, jo-konfrontim dhe jo-shënjestrim të çdo pale të tretë, e cila mbetet e qendrueshme”, tha ministria e jashtme kineze.
Kina reagoi dhe me veprime ushtarake: ajo mobilizoi si kurrë më parë ushtrinë e saj pranë Ngushticës së Tajvanit. Ajo e ka rritur në mënyrë të qendrueshme fushëveprimin dhe shkallën e veprimeve ajrore dhe detare të saj pranë Tajvanit vitet e fundit, duke përfshirë një nivel të rritur veprimtarie që në përplasjen e fundit gjatë gushtit. Por ushtrimet e të dielës ishin të parat që u deklaruan zyrtarisht nga Ushtria Çlirimtare e Popullit.
Kina tha se ajo ishte “fuqimisht e pakënaqur dhe e vendosur të kundërshtojë” ligjin. “Rasti [i ligjit amerikan] shpërnjeh faktet me stërmadhimin e ‘kërcënimit kinez’, në mënyrë të padëshiruar ndërhyn në çështjet e brendshme kineze dhe sulmon dhe përbalt partinë komuniste kineze, të cilët janë provokime politike serioze”, shtoi ministria e jashtme kineze.
Frika nga armët hipersonike dhe fronti tjetër i luftës së Uashingtonit: Kinë kundër Tajvanit
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 29 reads



