Nisma “Kamberi” relativizon karakterin e renferendumit `92 – Muharrem Salihu
Pse thirrjes për zhvillimin e një kuvendi popullor dhe krijimin e një komiteti për të drejtat e shqiptarëve në Serbi nga veprimtari Muharrem Salihu
SHJ
14/03/2023 - 11:10
Pse thirrjes për zhvillimin e një kuvendi popullor dhe krijimin e një komiteti për të drejtat e shqiptarëve në Serbi nga veprimtari Muharrem Salihu shkoi një përfaqësi me në krye Shaip Kamberin në Zvicër ku u takua me disa senatorë amerikanë dhe zviceranë ndaj të cilëve parashtruan parimin e ndërsjelltësisë me Serbinë se “çfarëdo që të kërkojnë serbët nga Kosova do ta kërkojnë dhe shqiptarët nga Beogradi”. Ndaj përpjekjes së tyre reagoi sërish Salihu:
“Kjo është valle e Serbisë që po e luajnë shqiptarët me vetëdije ose jo. Për krijim e bashkësisë së komunave duhet referendum ndërkohë që në Medvegjë nuk ka shqiptarë të mjaftueshëm me të drejtë vote si pasojë e asgjësimit ose pasivizimit të adresave. Dhe kështu Serbia zyrtarizon okupimin e përhershëm të Medvegjës duke mbetur vetem Bujanoci dhe Presheva në tërkuzën e bisedimeve, ndërkohë që Medvegja me siperfaqe është e barabartë me shumën e Bujanocit dhe Preshevës. M=B+P. Atdhetarët e vërtetë kërkojnë jetësimin e referendumit ndërsa me nismat e tjera po synohet të relativizohet referendumi. Lufta vazhdon të bëhet për territore dhe jo për popullatë”.
Vuçiçi i përgjigjet kërkesës së shqiptarëve për ‘asociacion’
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 61 reads



