Kievi kërkon nga aleatët fillimin e luftës së tretë botërore
Kievi kërkon nga aleatët raketa me rreze të gjatë për të sulmuar industrinë ushtarake në Rusi, Iran dhe Siri.
SHJ
27/09/2023 - 14:19
“The Guardian” zbuloi sot një dokument sekret të dërguar nga Kievi në qendrat gjeopolitike perëndimore për rolin e komponetëve evropianë në prodhimin e dronëve iranianë që po përdoren nga Rusia në Ukrainë.
Për pasojë, Kievi kërkon nga aleatët raketa me rreze të gjatë për të sulmuar industrinë ushtarake në Rusi, Iran dhe Siri.
Por vështirë të plotësohet kjo kërkesë nga aleatët perëndimorë përsa kohë që një përshkallëzim i tillë do të ishte shpallje e luftës së tretë botërore.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 73 reads



