Ukraina mund të braktiset nga perëndimi - Politico
Zyrtarët e administratës së Bajdenit shqetësohen më shumë për korrupsionion e qeverisë “Zelenski“ se sa pranohet publikisht dhe si pasojë Kievi mund të braktiset nga perëndimi.
Ylli Përmeti
04/10/2023 - 16:36
Me shkarkimin e kreut të Kongresit, ndihma për Ukrainën ndërpritet, raportoi sot një gazetar i BBC nga Uashingtoni; raporte të tjerë thonë se Kongresi do të jetë për shumë javë në “kaos”―në kuptimin se përsa kohë që mungon kreu i Kongresit për aq kohë buxheti i qeverisë amerikane do të jetë i ngrirë dhe si pasojë dhe ndihma ndaj Ukrainës do të ngrijë.
Raportohet, gjithashtu, se perëndimit i kanë mbaruar armët ndërsa industria ushtarake perëndimore me në krye industrinë amerikane, ka ngecur, në kohën kur Zelenski ka kërkuar ndihmë urgjente në financë dhe armë.
Zyrtarët e administratës së Bajdenit, raportoi dje “Politico”, bazuar në një dokument strategjik të fshehtë, shqetësohen më shumë për korrupsionion e qeverisë “Zelenski“ se sa pranohet publikisht dhe si pasojë Kievi mund të braktiset nga perëndimi. “Korrupsioni mund të shkaktojë braktisjen e luftës së Ukrainës kundër Rusisë dhe Kievi nuk mund të përparojë përpjekjen e tij anti-korrusion”, thuhet në raport. “Perceptimi i korrupsionit në nivel të lartë mund të minojë besimin e publikut dhe krerëve të huaj në kohën e luftës së qeverisë”.
Dokumenti përmban hollësi të tjera lidhur me qëllimet e administratës së Bajdenit për të luftuar korrupsionin duke privatizuar sektorin bankar, ndihmuar shkollat për të mësuar anglisht dhe përdorimin e protokolleve të NATO-s në ushtri.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 56 reads



