...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Turqia ndërton teatër për maqedonasit, xhami për shqiptarët

Konica.al

27/03/2017 - 19:54

Në takimin e fundit mes ministres së Kulturës, Elizabeta Milevska, dhe ambasadores turke në Shkup, Tulin Erkal, është biseduar për projektet kulturore mes të dyja vendeve.

Në këtë takim u bisedua për thellimin e lidhjeve mes institucioneve kulturore të të dyja vendeve, duke përmendur me theks të posaçëm ndërtimin e një teatri modern në Shkup.

Në anën tjetër, i ashtuquajturi Fondacion i Çështjeve Fetare të Turqisë ka paralajmëruar ndërtimin e një xhamie të madhe në Shkup.

Ky objekt fetar me pamje otomane do të ndërtohet në Fushë-Tophanë të Shkupit. Ky kompleks i madh do të jetë i ngjashëm me xhaminë Mihrimah Sultan në Stamboll dhe xhaminë Koxhatepe në Ankara.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA