Rama ftohet nga Meloni në ‘mbrëmjen e të djathtës italiane’
Festivali i quajtur sipas heroit të librit fanastik Tregimi i Pambarimtë, është pikë e lartë për rrjetin e të djathtës së skajshme italiane.
Ylli Përmeti
15/12/2023 - 16:43
Rama është ftuar nga Meloni në Romë për të festuar një festival vjetor katërditor të quajtur “Atreju” ku janë ftuar Elon Musku; Sunaku; Abaskali, udhëheqësi i të djathtës së skajshme spanjolle etj. Meloni e ka organizuar për herë të parë festën kur ishte veprimtare e lëvizje neofashiste në vitin 1998, e cila kishte filluar veprimtari pas luftës së dytë botërore nga aleatët e Benito Musolinit.
Festivali i quajtur sipas heroit të librit fanastik Tregimi i Pambarimtë, është pikë e lartë për rrjetin e të djathtës së skajshme italiane. Përpara se të ngjitësh në pushtet Meloni shkruante se “Atreju tha më mirë se çdogjë tjetër se çfarë jemi ne në të vërtetë: njerëz kureshtarë, duke kërkuar për përgjigje ndaj shqetësimeve të ndërlikuara, duke refuzuar arrogancën e pushtetit” ndërsa këtë vit tema është “Mirë se erdhe krenaria italiane”―një kushtrim që përputhet me linjën e manifestit të saj zgjedhor ndërsa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, raportohet se e refuzoi ftesën e saj.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 40 reads



