Arlinda Prenaj rrëfen dashurinë e saj për kafshët
Arlinda Prenaj ―bukuria shqiptare që nderon Shqipërinë kudo― rrëfen për herë të parë dashurinë e saj për kafshët dhe planet për vitin tjetër
Ylli Përmeti
30/12/2023 - 18:27
Përmeti: Kur të lindi dashuria për kafshët: është e lindur apo e bërë gjatë jetës? Si ka ndryshuar jeta jote me Tedin? Ke ndihmuar kafshë të tjera gjatë këtyre viteve? Dhe ke ndonjë plan apo projekt për të ndihmuar kafshët në përgjithësi në të ardhmen?
Arlinda: Dashurinë për kafshët e kam që nga mosha e vogël, d.m.th., që kur kam qenë femijë, gjithmonë u jam afruar kafshëve dhe e kam ndjerë një ngrohtësi ndaj tyre dhe për pasojë jam ndjerë e detyruar që të kujdesem për to. Jeta ime me Tedin ka ndryshuar shumë. Duhet ta kesh parasysh se është një qënie e cila ka nevojë për shumë kujdesje, vëmendje dhe dashuri. Jeta e tij është pothuajse tërësisht në duart e mija. Më detyron të dalë jashtë shtëpisë për ta shëtitur dhe për të kryer nevojat e tij. Ky veprim është shumë i mirë për gjendjen mendore dhe shpirtërore të njeriurt, sepse shoqërizohesh shumë; krijon lidhje me njerëz; dhe merr ajër të pastër.

Kam ndihmuar shumë kafshë gjatë këtyre viteve, sidomos endacakë: u kam dhënë ushqim dhe ujë, sipas mundësive. Në të ardhmen kam shume dëshirë të jem pjesë e një organizate e cila do të kujdeset për shëndetin dhe mirëmbajtjen e kafshëve endacake apo të keqtrajtuar nga njerëzit. I dua shumë kafshët sidomos qentë, sepse duan shumë pastërtinë dhe janë shume falënderues ndaj personit që kujdeset për ta. E di se kjo mund të tingëllojë absurde për dikë që s`ka lidhje me kafshët apo që s`ka pas asnjëherë një qen apo çfarëdo lloj kafshe në shtëpi...por me besoni, se s`ka gjë më të bukur dhe më të mirë se të kujdesesh për një shpirt kaq të pastër dhe besnik.
Përmeti: Në një studim lidhur me filozofinë e kafshëve citoj një të vërtetë të vërtetuar nga shkenca: se kafshët kanë imagjinatë. Kafshët, në fakt, përpara se të kenë imagjinatë ose përfytyrim, kanë kujtesë dhe ndërgjegjje. Ti u beson këtyre gjetjeve shkencore? Çfarë tregon përvoja jote me kafshët lidhur me këto pretendime?
Arlinda: Po i besoj plotësisht sepse e shof tek Teddy.
Përmeti: Në të njëjtin studim citoj dhe një “zbulim” tjetër: se dërrkucat janë inteligjentë po aq sa qentë ndërsa këta të fundit çlirojnë ‘oksitocinë’ kur takohen me njeriun që është kujdesur për të. Oksitocina, ti e di që është “hormoni` dashurisë”. Ç`mendon për derrkucat dhe ke vërejtur lotë dashurie tek Tedi?
Arlinda: Po është shumë e vërtetë. Teddy ka ndjenja të dashurisë, të gëzimit dhe mërzisë. Ashtu siç mund të jetë i gëzueshëm, ka dhe ditë që mund të jetë i mërzitur dhe qan.
Përmeti: ti ke krijuar një faqe në Tiktok ku poston ―si gati gjithë njerëzit e tjerë― video të shkurtra. Vidjot ti i shoqëron me pjesë muzikore nga artistë të ndryshëm dhe me përmbajtje të ndryshme. Ndërsa thuhet se njerëzit që ndiqen nga disa mijëra njerëz, fitojnë lekë me videot që postojnë, sipas numrit të ndjekësve, njerëzit e zakonshëm kur i shohin ato ―dhe sidomos meshkujt― i kuptojnë sikur ti përcjell ndjeshmëritë e jetës tënde. Për shembull, në videon e fundit “thua” mes të tjerash “ta blej darkën ty dhe...”. Si t`i kuptojnë ndjekësit ato video?
Arlinda: Vidjot janë thjesht për zbavitje, jo për lekë dhe asgjë s`është për t`u marrë seriozisht.
Përmeti: Në dijeninë time, ti ke një kërkesë nga një mashkull për martesë. Do t`ia plotësosh dëshirën atij vitin tjetër apo të trazojnë mendjen kërkesat e shumta dhe ku e sheh veten Arlinda vitin tjetër?
Arlinda: Arlinda ka kaluar një vit gjatë të cilit kam pasur nevojë për qetësi dhe kohën e nevojshme për familjen time dhe për kujdesjen e Tedit dhe për veten time. Vitin e ri do të ketë projekte të reja dhe do ta shifni një frymë të re dhe të fortë të Arlinda Prenajt. Uroj një vit të mbarë për gjithë shqiptarët dhe njerëzit e gjithë botës por mbi të gjitha për sa më pak dhimbje për kafshët.
Përmeti: të falenderoj.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 83 reads



