Putini do të mbështesë shfajësimin e Bajdenit për luftën në Ukrainë për hir të paqes
Intervista pati një frymë për paqe dhe mbarim të luftës me Putinin të argumentojë se Uashingtoni ka kohë që po kundron mënyrën se si të ndreqë “gabimet” e tij
Ylli Përmeti
08/02/2024 - 13:38
Intervista e Karlsonit nuk ishte e parashtruar por spontane. Megjithatë, siç pritësh, Putini e filloi atë duke sqaruar se si u krijua Ukraina dhe pse ai shtet është artificial dhe është një “shpirt” me Rusinë.
Më pas ai sqaron një seri pretendimesh që lidhen me presidentët amerikanë të cilët, sipas tij, nuk dëshironin në të vërtetë bashkëpunim me Rusinë siç kishin shpresuar sovjetët por diktim. Duke kuptuar këtë fakt Putini filloi të fuqizonte Rusinë për ta mbrojtur atë nga “separatistët” e organizuar nga SHBA-ja në Kaukaz (për këtë pretendim përmendi një dokument të dërguar nga CIA në Moskë), të cilët synonin rrëzimin e qeverisë ruse. Sipas tij, “goditja” e parë serioze ndaj Rusisë erdhi në vitin 2008 kur NATO-ja hapi derën e Ukrainës për t`u anëtarësuar në organizatë dhe më pas duke organizuar, CIA, sipas tij, grushtin e shtetit në Kiev, i cili, sipas tij “ishte një gabim i stërmadh”, sepse ata duhet të kishin parashikuar se ku do të çonte ai grusht shteti. Ky i fundit, në fjalë të tjera, ishte “goditja vendimtare” që detyroi Moskën të vepronte, si fillim me aneksimin e Krimesë, sepse ajo kërcënohësh nga Kievi dhe më pas duke mbështetur mbështetësit e Moskës në rajonin e Donbasit, të cilët nuk dëshironin të drejtoheshin nga Kievi.
Putini pyet se pse “ata” (amerikanët dhe marjonetat e tyre në Ukrainë) bënë gabimin e stërmadh “politik” me grushtin e shtetit, kur mund të ishte bërë “ligjërisht, pa viktima, pa veprim ushtarak, pa humbur Krimenë”. “Ne nuk do të kishim ngritur as edhe një gisht nëse nuk do të kishte ndodhur grushti` përgjakshëm i shtetit në Majdan, sepse ne u pajtuam pas rrënimit të Bashkimit Sovjetik se kufijtë tanë do të ishin sipas republikave sovjete. Ne u pajtuam me këtë”, tha ai. “Por ne kurrë nuk u pajtuam me zgjerimin e NATO-s dhe Ukraina të jetë në NATO”, kujtoi ai. “Për dekada ne u luteshim [perëndimorëve]: mos bëni këtë, mos bëni atë [kur shikonim ngritjen e bazave të NATO-s]”. Më pas ai kujton marrëveshjen e Minskut e cila nuk u zbatua nga Kievi dhe ngjarje të tjera që u zhvilluan ndërsa lufta zhvillohësh në Ukrainë me më kryesoren refuzimin e marrëveshjes së paqes nga ish-kryeministri britanik Xhonson.
Intervista e Karlsonit u prit me qendrime të ndryshme në SHBA. Hilari Klinton e quajti atë “idiot të përdorshëm”, sepse “ai thotë gjëra që nuk janë të vërteta; ai përsërit gënjeshtart e Putinit rreth Ukrainës”. Por pati dhe nga ata si Uashington Post të argumentojë me të drejtë se ajo ndihmon Trampin pavarësisht se ky i fundit ka muaj që e ka “mposhtur” Bajdenin në sondazhe. Përgjithësisht, intervistës së tij i tremben shkaktarët e luftës në Ukrainë, neoliberalët, si në SHBA ashtu dhe Evropë por jo të majtët (Sandersi, Çomski etj.) dhe të djathtët (Trampi etj.), sepse ata nuk e mbështetën atë dhe nuk mbajnë përgjegjësi; madje ata po mundohen ta shfrytëzojnë në dobi të tyre dhe me siguri do të përdorin dhe intervistën e Karlsonit.
Qëllimin e saj ―për të thyer rrëfenjën e medias neoliberale― se fajin për luftën në Ukrainë e ka Rusia dhe jo Ukraina, Evropa dhe Uashingtoni, dhe se Rusia kërcënon perëndimin me armë bërthamore, e realizoi.
Intervista pati një frymë për paqe dhe mbarim të luftës me Putinin të argumentojë se Uashingtoni ka kohë që po kundron mënyrën se si të ndreqë “gabimet” e tij. “Nëse Uashingtoni beson se ka gabuar në vendim, ta braktis atë, le të gjejë një shfajësim me qëllim që asnjëra palë të mos fyhet, le të shfaqet me një zgjidhje. Nuk ishim ne që vendosëm për luftë, ishin ata, ndaj lëri ata t`i kthehen prapë atij vendimi”. Për këtë përpjekje ai shprehu gadishmëri të bashkëpunonte. “Ata morën vendimin e gabuar dhe tani ne duhet të shohim për një mënyrë që të dalim nga kjo gjendje, të ndreqim gabimet e tyre. Ata e bën ndaj lëri ata ta ndreqin vetë. Ne e mbështesim këtë”, sqaroi ai.
Përpara intervistës
“Media amerikane ka gënjyer lidhur me luftën në Ukrainë dhe populli amerikan meriton të mësojë të vërtetën, të dëgjojë të dyja palët, sepse ai paguan për luftën”, tha mes të tjerash Carlson, gazetari amerikan, pardje në njoftimin e tij përpara se të fliste me Putinin. Si pasojë, e njëjta media e quajti atë “jogazetar”. Në fjalët e tij:
Ne jemi në Moskë sonte. Jemi këtu për të intervistuar Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Ne do ta bëjmë atë së shpejti. Ka rreziqe për të kryer një intervistë si kjo, natyrisht. Kështu që ne e menduam me kujdes për shumë muaj. Ja pse po e bëjmë. Së pari, sepse është puna jonë. Jemi në gazetari. Detyra jonë është të dijësojmë njerëzit. Dy vjet pas një lufte që po riformulon të gjithë botën, shumica e amerikanëve nuk janë të dijësuar. Ata nuk e kanë idenë e vërtetë se çfarë po ndodh në këtë rajon, këtu në Rusi apo 600 milje larg në Ukrainë. Por ata duhet ta dinë. Ata po paguajnë për shumë prej tyre në mënyra që mund të mos i perceptojnë ende plotësisht. Lufta në Ukrainë është një fatkeqësi njerëzore. Ka lënë të vdekur qindra mijëra njerëz, një brez të tërë të rinjsh ukrainas, dhe është shpopulluar thellësisht vendi më i madh në Evropë. Por efektet afatgjata janë edhe më të thella.
Kjo luftë ka riformuar plotësisht aleancat ushtarake dhe tregtare botërore, si dhe sanksionet që pasuan gjithashtu. Dhe në total, ajo ka përmbysur ekonominë botërore.
Rendi ekonomik i pas Luftës së Dytë Botërore, sistemi që garantoi mirëqenien në Perëndim për më shumë se 80 vjet, po shpërbëhet shumë shpejt dhe së bashku me të, dominimi i dollarit amerikan.
Këto nuk janë ndryshime të vogla. Janë zhvillime që ndryshojnë historinë. Ato do të përcaktojnë jetën e nipërve tanë. Shumica e botës e kupton shumë mirë këtë. Ata mund ta shohin atë. Pyesni këdo në Azi apo Lindjen e Mesme se si duket e ardhmja.
E megjithatë, popullsia e vendeve anglishtfolëse duket se është në shumicën e saj e pavetëdijshme. Ata mendojnë se asgjë nuk ka ndryshuar në të vërtetë, dhe mendojnë se askush nuk u ka thënë të vërtetën. Mediat e tyre janë të korruptuara. Ata i gënjejnë lexuesit dhe shikuesit e tyre dhe këtë e bëjnë kryesisht përmes censurës. Për shembull, që nga dita kur filloi lufta në Ukrainë, mediat amerikane kanë folur me shumë njerëz nga Ukraina dhe kanë bërë shumë intervista me presidentin ukrainas Zelensky. Ne vetë kemi bërë një kërkesë për një intervistë me Zelenskin dhe shpresojmë që ai të pranojë. Por intervistat që ai ka bërë tashmë në Shtetet e Bashkuara nuk janë intervista tradicionale. Ato janë lajka të krijuara posaçërisht për të përforcuar kërkesën e Zelenskit që SHBA të hyjë më thellë në një luftë në Evropën Lindore dhe të paguajë për të. Kjo nuk është gazetari. Është propagandë e qeverisë, propagandë e llojit më të madh, ajo që vret njerëzit.
Njëkohësisht, politikanët dhe mediat tona e kanë bërë këtë, duke nxitur një udhëheqës të huaj sikur të ishte një markë e re konsumatore. Asnjë gazetar i vetëm perëndimor nuk ka marrë mundimin të intervistojë Presidentin e vendit tjetër të përfshirë në këtë konflikt, Vladimir Putin. Shumica e amerikanëve nuk e kanë idenë pse Putini pushtoi Ukrainën ose cilat janë qëllimet e tij tani. Ata kurrë nuk e kanë dëgjuar zërin e tij. Është gabim.
Amerikanët kanë të drejtë të dinë gjithçka që munden për një luftë në të cilën janë të përfshirë, dhe ne kemi të drejtë t`u tregojmë atyre për këtë sepse edhe ne jemi amerikanë. Liria e fjalës është e drejta jonë e lindjes. Ne kemi lindur me të drejtën për të thënë atë që besojmë. Kjo e drejtë nuk mund të hiqet pavarësisht se kush është në Shtëpinë e Bardhë.
Por gjithsesi ata po përpiqen. Pothuajse tre vjet më parë, administrata e Bajdenit spiunoi në mënyrë të paligjshme mesazhet tona me tekst dhe më pas ua zbuloi përmbajtjen shërbëtorëve të tyre në mediat e lajmeve. Ata e bënë këtë për të ndaluar një intervistë të Putinit që ne po planifikonim. Ne jemi shumë të sigurtë se muajin e kaluar ata bënë saktësisht të njëjtën gjë edhe një herë, por këtë herë, gjithsesi erdhëm në Moskë. Ne nuk jemi këtu sepse e duam Vladimir Putinin.
Ne jemi këtu sepse i duam Shtetet e Bashkuara dhe donim të mbetemi të begatë dhe të lirë. Ne e paguam vetë këtë udhëtim. Ne nuk morëm para nga asnjë qeveri apo grup, as nuk po i shpenzojmë njerëzit për të parë intervistën. Nuk është pas një muri borderosh. Çdokush mund ta shikojë atë, të xhiruar drejtpërdrejt në kasetë dhe të paredaktuar në faqen tonë të internetit, tuckercarlson.com. Kom. Elon Musk, me nderin e tij të madh, ka premtuar se nuk do ta shtypë apo bllokojë këtë intervistë pasi ta kemi postuar në platformën e tij X, dhe ne jemi mirënjohës për këtë.
Qeveritë perëndimore, në të kundërt, sigurisht që do të bëjnë çmos për të censuruar këtë video në platforma të tjera më pak parimore, sepse kjo është ajo që ata bëjnë. Ata kanë frikë nga informacioni që nuk mund ta kontrollojnë. Por ju nuk keni pse të keni frikë prej saj. Ne nuk po ju nxisim të pajtoheni me atë që Putini mund të thotë në këtë intervistë, por po ju nxisim ta shikoni. Duhet të dini sa më shumë. Atëherë, si qytetar i lirë dhe jo skllav, mund të vendosni vetë.
Faleminderit.
Në vijim mund të ndiqet si hyrja e Karlsonit ashtu dhe intervista:
Ky është një raport i përditësuar
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 192 reads



