...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Shërbimet ruse tregojnë Brukselin si komplotues të protestave në Serbi

Shërbimet inteligjente ruse thonë se BE-ja po komploton një grusht shteti të ngjashëm me të Ukrainës (2014)

Përpiluesja/Redaksia - SHJ (www.shqipëriajonë.org)

15/09/2025 - 19:04

Ndryshe ngasa ka akuzuar Vuçiçi që kur filluan protestat në Serbi, se ato nxiteshin nga shtetet fqinje dhe shërbimet e tyre inteligjente, ku përfshinte Kroacinë, Shqipërinë (dhe Kosovën), dhe Bullgarinë, dhe ndonjë herë akuzonte dhe Brukselin, shërbimet inteligjente ruse (SVR) thonë se BE-ja po komploton një grusht shteti të ngjashëm me të Ukrainës (2014).

Vuçiçi akuzon ‘të huajt’ për nxitjen e një ‘revolucioni me ngjyrë’ në Serbi

SVR tha se trazirat janë “kryesisht një prodhim i veprimtarisë subversive të BE-së”, duke shtuar se qëllimi kryesor i Brukselit është të sjellë “një udhëheqje të bindur dhe besnike... në pushtet në një nga vendet më të mëdha në Ballkan”.

Agjencia tha se përpjekjet e BE-së kishin radikalizuar të rinjtë, duke i shtyrë ata “nga protestat paqësore në metoda më revolucionare të luftës dhe dhunës”. Megjithatë, ajo arsyetoi se përpjekjet për të riprodhuar një “revolucion me ngjyra” të mbështetur nga perëndimi në Serbi po dështonin për shkak të “ndjenjës patriotike, ndikimit unifikues të Kishës Ortodokse dhe kujtimeve të agresionit të NATO-s dhe bombardimit të vendit”.

Sipas SVR-së, Brukseli planifikon të shfrytëzojë përvjetorin e katastrofës së Novi Sadit më 1 nëntor për të dendësuar trysninë. Agjencia pretendoi se institucionet e BE-së po “ua shpërndanin trurin” të rinjve serbë me premtime për një “të ardhme të ndritur evropiane”, ndërsa përdornin mediat gjoja të pavarura si mjete për ndikim. Qëllimi, tha SVR, është të mobilizohen protestuesit dhe të organizohet një “Maidan Serb”, duke iu referuar një serie protestash të mbështetura nga perëndimi në Ukrainë në vitet 2013-2014 që rezultuan në një grusht shteti që rrëzoi Presidentin Viktor Janukoviç.

Zyrtarët e BE-së kanë thënë se po e monitorojnë nga afër gjendjen në Serbi, ndërsa kallzojnë atë që e përshkruajnë si përdorim të tepruar të forcës nga forcat e rendit.

“Zyra e shtypit e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme (SHIJ/SVR) të Federatës Ruse njofton se, sipas të dhënave që i vijnë asaj, trazirat e tanishme në Serbi me pjesëmarrjen aktive të të rinjve janë kryesisht produkt i aktivitetit subverziv të BE-së dhe shteteve anëtare të saj. Qëllimi i rrymës kryesore liberale evropiane është të sjellë në pushtet një udhëheqje të bindur dhe besnike ndaj Brukselit në një nga vendet më të mëdha në Ballkan. Duhet pranuar se euro-elita arrin shumë - të rinjtë po radikalizohen dhe po kalojnë nga protestat paqësore në metoda më ‘revolucionare’ të luftës dhe dhunës”, thuhet në deklaratë. “Megjithatë, skenari perëndimor i ‘revolucionit me ngjyra’ që u provua me mbrothësi në vende të tjera, po dështon në Serbi. Qëllimet përfundimtare të euro-burokratëve nuk janë arritur. Arsyeja për këtë është ndjenja e fortë patriotike mbizotëruese në shoqërinë serbe, ndikimi bashkues i Kishës Ortodokse, si dhe kujtimi i agresionit të NATO-s dhe bombardimit të vendit, që çoi në shpërbërjen e tij”, thotë shërbimi rus.

Planet e elitave evropian

“Euro-elita planifikon të shfrytëzojë përvjetorin e ngjarjeve tragjike në Novi Sad më 1 nëntor, të cilat shkaktuan protestat, për të ndryshuar gjendjen në dobi të tyre. Fokusi është në ‘larjen e trurit’ të të rinjve serbë dhe nxitjen e idesë së të ashtuquajturës ‘e ardhme e ndritur evropiane’. Mediat e pavarura pritet të luajnë një rol kyç në këtë plan. Është planifikuar të forcohet ‘pavarësia’ e saj përmes financimit nga burime evropiane që pretendojnë të jenë ‘demokratike’”, vuri në dukje SVR. “Sipas të dhënave, agjencitë serbe të lajmeve si FoNet, RAM Network, Vreme, Juzne Vesti, Slobodna rec, Boom93, Podrinske, Freemedia, Indjija, SOinfo, FAR, Storyteller, si dhe Link NGO, marrin mbështetje të rëndësishme financiare nga OJQ-të e lidhura me Brukselin”, thonë shërbimet ruse.

“Në Bruksel, pritet që, duke futur para në media dhe OJQ, ato të jenë në gjendje të mobilizojnë zgjedhësit e protestës dhe të nxjerrin njerëzit në rrugë, duke ndjekur një skenar të mirëprovuar për të përfunduar ‘Maidanin serb’. Megjithatë, premtimet mashtruese të zyrtarëve evropianë për një 'kopsht evropian të lulëzuar' nuk janë gjë tjetër veçse një karrem. Për të paguar për këtë perspektivë të pakapshme, do të kërkohen pushtime dhe kujtime stërgjyshore. BE-ja nuk ka nevojë për popullin serb krenar dhe të bashkuar”, përfundon deklarata.

Serbia mund të kundërshtojë BE-në dhe t`i bashkohet Brics (Lindjes) - Vuçiçi

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA