Irani shpall “fitore historike dhe dërrmuese” ndaj SHBA-së dhe Izraelit pas 40 ditësh lufte
Irani ka shpallur një “fitore historike dhe dërrmuese” ndaj Shteteve të Bashkuara dhe regjimit izraelit pas 40 ditësh lufte, duke bërë të ditur se Uashingtoni është detyruar të pranojë një propozim iranian me 10 pika, që përfshin armëpushim të përhershëm, heqjen e të gjitha sanksioneve dhe tërheqjen e forcave luftarake amerikane nga rajoni.
Presstv
08/04/2026 - 12:56
Në një qëndrim drejtuar “kombit fisnik, të madh dhe heroik të Iranit”, Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare tha se armiku ka pësuar një humbje të pamohueshme dhe tani “nuk sheh rrugë tjetër përpara përveçse të nënshtrohet vullnetit të kombit të madh iranian dhe Boshtit të Nderit të Qëndresës”.
Njoftimi vjen në ditën e 40-të të luftës së agresionit SHBA–Izrael kundër Iranit, e cila, sipas këtij qëndrimi, nisi me vrasjen e Udhëheqësit të Revolucionit Islamik, Ajatollah Sejed Ali Hamenei, si dhe komandantëve të lartë më 28 shkurt.
Sipas këtij qëndrimi, Shtetet e Bashkuara kanë pranuar një propozim me 10 pika që i kërkon Uashingtonit:
• Të mos ndërmarrë më agresion ndaj Iranit
• Të pranojë mbikëqyrjen e vazhdueshme të Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit
• Të pranojë pasurimin (e uraniumit)
• Të heqë të gjitha sanksionet parësore
• Të heqë të gjitha sanksionet dytësore
• Të shfuqizojë të gjitha rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
• Të shfuqizojë të gjitha rezolutat e Bordit të Guvernatorëve
• Të paguajë dëmshpërblime ndaj Iranit
• Të tërheqë forcat luftarake amerikane nga rajoni
• Të ndalë luftën në të gjitha frontet, përfshirë atë kundër qëndresës islamike në Liban
“Irani ka arritur një fitore të madhe dhe e ka detyruar Amerikën kriminale të pranojë propozimin e vet me 10 pika”, thuhet në qëndrim.
Qëndrimi i trupit më të lartë të sigurisë përshkroi 40 ditët e fundit si një nga “betejat më të rënda të ndërthurura në histori”, ku Irani dhe aleatët e tij në Liban, Irak, Jemen dhe Palestinën e pushtuar shkaktuan goditje që “kujtesa historike e botës nuk do t’i harrojë kurrë”.
“Irani dhe Qëndresa kanë shkatërruar pothuajse plotësisht makinerinë ushtarake amerikane në rajon,” thuhet në qëndrim. “Ata kanë shkaktuar goditje dërrmuese dhe të thella mbi ngrehinën dhe aftësitë e mëdha që armiku kishte ndërtuar dhe vendosur gjatë shumë vjetëve për këtë luftë kundër Iranit.”
Qëndrimi shton se brenda territoreve të okupuar, forcat e Qëndresës kishin shkaktuar “goditje shkatërruese dhe dërrmuese mbi forcat, rrjetin, objektet dhe pasuritë e armikut.” Ai gjithashtu thekson se Shtetet e Bashkuara kishin kuptuar që në ditën e 10 të luftës se nuk mund të fitonin.
“Jo vetëm që asnjë nga objektivat kryesore të armikut nuk u arritën, por armiku kuptoi rreth 10 ditë pas fillimit të luftës se nuk do të kishte aftësi për të fituar këtë luftë,” thuhet në qëndrim. “Për këtë arsye, përmes kanaleve dhe metodave të ndryshme, armiku filloi përpjekjet për të vendosur kontakte me Iranin dhe për të kërkuar armëpushim.”
Trupi më i lartë i sigurisë theksoi gjithashtu se armiku kishte përfytyruar fillimisht një fitore të shpejtë ushtarake, duke besuar se aftësitë iraniane të raketave dhe dronëve do të “shuheshin shpejt,” dhe vuri në dukje se “zionizmi botëror i paturpshëm” kishte bindur “Presidentin e paditur të Shteteve të Bashkuara” se lufta do të përfundonte Iranin. Duke shpallur fitore, trupi më i lartë i sigurisë gjithashtu thirri për vazhdimin e vigjilencës.
Irani uron popullin për fitore, Trampi shpall pezullimin dy-javor të sulmeve ndaj Iranit
“Ne u urojnë gjithë popullit të Iranit për këtë fitore,” thuhet në qëndrim, “dhe theksojmë se deri sa hollësitë e kësaj fitoreje të finalizohen, mbetet e nevojshme që zyrtarët të tregojnë këmbëngulje dhe maturi, dhe të ruhet uniteti dhe solidariteti midis popullit të Iranit.”
Njoftimi iranian erdhi disa orë pas deklaratës së Trampit, i cili tha se ishte pajtuar për një pezullim dy-javor të bombardimeve dhe sulmeve ndaj Iranit, me kusht që Teherani të rihapte Ngushticën e Hormuzit.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trampi tha se do të “pezullonte bombardimin dhe sulmin ndaj Iranit për një periudhë dy javore” — një vendim që e përshkroi si “ARMËPUSHIM DY-PALËSHE”.
Trampi theksoi se pezullimi është “i kushtëzuar nga Republika Islame e Iranit, që të pranojë HAPJEN E PLOTË, TË MENJËHERËSHME dhe TË SIGURTË të Ngushticës së Hormuzit.”
Më herët të martën, ai kishte paralajmëruar se “një civilizim i tërë do të shkatërrohet sonte” nëse Irani nuk do t’i përmbushte kërkesat e tij — një retorikë lufte e nxitshme që shkaktoi reagime të ashpra në mbarë botën. Shumë e dënuan këtë deklaratë si gjenocidiale dhe thanë se përbën një krim të tmerrshëm lufte.
Papa Leo XIV e quajti kërcënimin “vërtet të papranueshëm”, ndërsa ligjvënës amerikanë kritikuan retorikën e Trampit si “e keqe në mënyrë të pastër,” me shumë prej tyre që kërkuan përdorimin e Amendamentit të 25-të për të hequr Trampin nga detyra.
Ngushtica e Hormuzit, që mbart rreth një të pestën e naftës botërore, ka qenë efektivisht e bllokuar nga Irani që nga fillimi i luftës së paprovokuar dhe të paligjshme të agresionit nga SHBA dhe Izraeli kundër Republikës Islame të Iranit më 28 shkurt.
Irani paralajmëron negociata në Islamabad pas fitoreve të 40 ditëve
Zyrtarët iranianë kanë deklaruar në mënyrë kategorike se kjo rrugë strategjike ujore nuk do të rihapet përveçse nëse kërkesat e tyre plotësohen, të cilat përfshijnë ndalimin e përhershëm të sulmeve SHBA–Izrael.
Sipas udhëzimit të Udhëheqësit të Revolucionit Islamik, Ajatollah Sejed Mojtaba Hamenei, dhe me miratimin e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare, dhe duke pasur parasysh epërsinë e Iranit dhe Qëndresës në fushën e betejës, paaftësinë e armikut për të realizuar kërcënimet e tij pavarësisht të gjitha shpalljeve, si dhe pranimin zyrtar të të gjitha kërkesave të ligjshme të popullit iranian, është vendosur që bisedimet të zhvillohen në Islamabad për të qartësuar hollësitë.
Këto do të zhvillohen brenda një maksimumi prej 15 ditësh, në mënyrë që hollësitë e fitoreve të Iranit në fushën e betejës të përfshihen gjithashtu përmes bisedimeve politike. Bisedimet do të fillojnë të premten në Islamabad. Irani ka caktuar një afat dy-javor për këto bisedime, dhe ky afat mund të zgjatet me marrëveshje të dyanshme.
Trupi më i lartë i sigurisë tha se është thelbësore që gjatë kësaj periudhe të ruhet uniteti i plotë kombëtar dhe festimet e fitoreve të vazhdojnë me fuqinë e duhur. Këto bisedime, theksoi, janë bisedime kombëtare dhe një vazhdim i fushës së betejës, prandaj të gjithë qytetarët dhe grupet politike duhet të besojnë dhe mbështesin këtë proces, i cili është nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Revolucionit Islamik.
“Nëse dorëzimi i armikut në fushën e betejës kthehet në një arritje vendimtare politike përmes negociatave, ne do ta festojmë së bashku këtë fitore të madhe historike. Përndryshe, do të luftojmë krah për krah në fushën e betejës deri sa të plotësohen të gjitha kërkesat e popullit iranian,” thuhet në qëndrim.
“Duart tona janë mbi shkrepëse, dhe momentin që armiku bën edhe gabimin më të vogël, ai do të përgjigjet me forcë të plotë.”
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 13 reads



