...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rama përgatitet të shtypë kryengritjen kombëtare me besnikët e tij

Vendimi dyfish i padrejtë dhe politik i Ramës me garantimin e jetës luksoze të parazitëve të tij jashtë vendit

Ylli Përmeti

23/08/2026 - 14:18

Në kulmin e përpjekjes së saj për të shitur çka ka mbetuar nga pasuritë e atdheut tonë dhe vendimeve të pandërprera kriminale, qeveria e kryesuar nga Rama ose kryetradhtari siç e quan me të drejtë kombi ynë, mori një vendim tjetër kriminal pikërisht më 30 korrik: miratoi rregullat dhe procedurat e reja “për shpenzimet dhe kompensimin financiar për shërbimet jashtë vendit të punonjësve të njësive të qeverisjes së përgjithshme dhe vendore, përfshirë dhe këshilltarët e jashtëm në njësitë e qeverisjes qendrore, të cilët dërgohen jashtë vendit për të marrë pjesë në veprimtari ndërkombëtare, konferenca, takime pune ose trajnime afatshkurtra të nevojshme për mbarëvajtjen e punës, përfitojnë trajtim financiar për mbulimin e shpenzimeve të shërbimit”.

Vendimi shfu qizon ligjin e vitit 2011 dhe është dyfish i padrejtë dhe ka qëllime politike: së pari, ligji rrit shpenzimet e luksit për pushtetarët në kohën kur shumica e kombit tonë është e zhytur në varfëri e pasiguri dhe së dyti, shpenzimet e luksit kryhen për “veprimtari ndërkombëtare” të cilat dihet se çfarë janë: takime e konferenca koti —sidomos ato që lidhen me BE-në—që nuk na kushtojnë vetëm nga kursimet tona —në kuptimin e menjëhershëm ekonomik të fjalës— por dhe ekologjikisht ose në afatgjatë, meqënse bredhjet e tyre me avion e mjete të tjera, çlirojnë gazra të cilët me radhë shkaktojnë ndryshimet klimatike dhe ndryshimet në fjalë shfarosin jetën e planetit dhe atdheut tonë.

Sa i përket qëllimit politik, kuptohet se Rama synon të “çimentojë” mbështetjen e parazitëve të tij në kulmin e kryengritjes kombëtare, duke u siguruar atyre shpenzime të tjera luksi jashtë vendit përveç shpenzimeve që kryejnë brenda vendit. Duke ditur se ai ka emëruar në pushtete të ngjashmit e tij —njerëz të zvetënuar dhe të zvetënueshëm, me një fjalë “të pacipë”—dhe ndoshta ka patur dyshime se mos e tradhtonin gjatë qendresës kombëtare, ai bëri lëvizjen e radhës me besimin se ata do të jenë të palëkundur në mbështetjen e tyre.

Gjykuar nga karakteret e tyre, ata mund të paraqiten siç dëshiron Rama dhe kështu të përgatiten të gjithë bashkë të shtypin krynegritjen kombëtare me dhunë e taktika të mirëditura. Të gjendur mes jetës së parazitizmit dhe luksit, si brenda dhe jashtë vendit, dhe shtypjes së kryengritjes, por dhe kërcënimit se ata mund të humbasin jetën parasite dhe luksoze nga kombi kryengritës, ata me siguri do të zgjedhin shtypjen e kryengritjes kombëtare.   

Trajnime afatshkurtra të nevojshme për mbarëvajtjen e punës ose parazitizmit quhen ato me kohëzgjatje jo më shumë se një muaj ndërsa njësitë qeverisëse veprojnë “në përputhje me fondet buxhetore të disponueshme”, dhe programin vjetor që “hartojnë dhe miratojnë të veprimtarive që do të zhvillohen jashtë vendit”. Titullari i njësisë (ministrit ose i deleguari prej tij, sekretari i përgjithshëm i president, kuvendit, kryeministrit, deputetit, KLGJ-së, KLP-së, gjykatave të tre niveleve, krerët e bashkive dhe fondet speciale) miraton programin dhe“ kur është e nevojshme mund të rishikohet ose të përditësohet gjatë vitit”. Dërgimi me shërbim jashtë vendit kryhet me urdhër të titullarit të njësisë së qeverisjes së përgjithshme dhe vendore, nga e cila varet shuma e shpenzuar. Në urdhër përcaktohen niveli i përfaqësimit, qëllimi i shërbimit, si dhe numri i punonjësve pjesëmarrës.

Rregullorja parashikon që shteti të mbulojë transportin vajtje-ardhje, lëvizjet e lidhura me veprimtarinë, tarifat rrugore dhe shpenzime të tjera të udhëtimit. Për akomodimin, kategoritë më të larta përfitojnë hotel deri në 5 yje, kategoritë pasuese deri në 4 yje dhe kategoritë e tjera deri në 3 yje. Në raste të veçanta mund të miratohet edhe hotel me kategori më të lartë, ndërsa efektivët e Gardës që shoqërojnë ata mund të qëndrojnë në të njëjtin hotel me personin që ruajnë.

Përveç hotelit dhe transportit, zyrtarët përfitojnë edhe shpenzime ushqimore ditore, të përcaktuara sipas funksionit dhe shtetit ku kryhet shërbimi. Për kategoritë më të larta, dieta arrin deri në 150 euro/USD në ditë, ndërsa për trajnime afatshkurtra përcaktohet 40 euro/USD në ditë kur ushqimi nuk mbulohet nga pala pritëse. Vendimi parashikon gjithashtu mbulimin e siguracionit shëndetësor, vizës, qirasë së zyrës dhe detyrimeve të tjera që lidhen me qëndrimin jashtë vendit.

Një ndryshim i rëndësishëm është mënyra e pagesës: biletat e avionit vajtje-ardhje dhe akomodimi në hotel sigurohen dhe paguhen drejtpërdrejt nga institucioni, ndërsa punonjësit u jepet paraprakisht në llogarinë bankare pjesa tjetër e shpenzimeve të udhëtimit. Pas kthimit, shpenzimet faktike llogariten mbi bazën e faturave, biletave dhe shkresave. Nëse pala pritëse mbulon një pjesë të shpenzimeve, pjesën tjetër e paguan institucioni shqiptar; nëse i mbulon të gjitha, institucioni nuk kryen pagesë. Rregullat rekomandohen dhe për “entet publike jobuxhetore, ndërmarjet shtetërore dhe shoqëritë tregtare me kapital mbi 50 për qind shtetëror”.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA