Francë: “gjendja e jashtëzakonshme” zgjatet edhe për…zgjedhjet
13/11/2016 - 09:52
Gjendja e jashtëzakonshme që u imponua vitin e kaluar pas sulmeve në Paris, prej gjashtë muajsh, do të zgjatet ka thënë kryeministri frances Manuel Valls në përvjetorin e parë të ngjarjes së dhimbshme ku vdiqën 130 njerëz: sepse, sipas tij, masat duhen që të “mbrohet demokracia”!
Domethënë, sepse ende ekziston mundësia për sulme të njëjtë! Masat i dhanë policisë pushtet shtesë për hetime dhe vendosjen e njerëzve në “arrest” shtëpiak. Por një hetim zyrtar pohon se gjendja e jashtëzakonshme ka patur “ndikim të kufizuar” në përmirësimin e sigurisë.
Kjo “gjendje” zgjatet në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që do të zhvillohen në Francë vitin tjetër mes muajit prill dhe qershor.
Sontazhet tregojnë se Presidenti Socialist Francois Hollande është presidenti me më pak popullaritet në historinë Franceze dhe se një kandidat majtist ka shumë pak mundësi për fitore vitin tjetër. Parashikimet e sondazheve tregojnë se udhëheqësja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, do të jetë një nga dy kandidatët kryesorë në dy raundet e parë të procesit zgjedhor.
Burimi: BBC
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse



