...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ministri i ekonomisë ruse arrestohet

16/11/2016 - 11:48

Ministri i ekonomisë ruse, Alexei Ulyukayen, është akuzuar se ka marrë një ryshfet për të lejuar Rosneft-in të blejë 50% të aksioneve të qeverisë ruse në firmën e naftës Bashneft-it. Hetuesit thanë se ai mori 2 milionë dollarë dhe se ai kishte “kërcënuar“ për të krijuar pengesa për Rosneft-in kur ajo bleu 50% të aksioneve në një ndërmarrje tjetër të naftës.

Si pasojë, Putini e pushoi nga puna për shkak se “humbi besimin” tek ai. Nëse akuza provohet ai mund të dënohet më shumë se 15 vjet burg. Operacioni djegës erdhi pas rreth një viti mbikqyrje elektronike duke përfshirë përgjimet telefonike. Sigurimi i brendshëm (FSB) administroi gjithë operacionin duke informuar Presidentin Putin për gjithë zhvillimet. Alexei Ulyukayev është një ekonomist i mirënjohur liberal dhe kundër kontrollit shtetëror të ekonomisë. BBC, TASS, RT       

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA