...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kaloçi: politika Berisha/Meta me muxhahedinët na rrezikon

Kjo vendimarrje na vendosi në rrezik kombëtar për sigurinë tonë në të gjitha nivelet e saj

Genta Kaloçi

11/01/2020 - 09:05

Kanali diplomatik zvicerian kontribuoi për shkëmbim mesazhesh Iran-SHBA ndërsa Pompeo bindi Trampin të godasë gjeneralin në Irak (jashtë zonës/vendit të konfliktit, Iranit). Pompeua, me radhë, u bind nga shërbimet inteligjente.

Historia ka treguar se SHBA është një shtet i varur, i bindur shumë ndaj burokracisë dhe hallkave të saj. Pikërisht këtu kemi një ‘risi’ në administrimin e ngjarjeve dhe vendimarrjen e departamentit për çështje dhe problematika të tilla, ndryshim taktike, duke goditur `kokën` e një fuqie ushtarake. Kjo taktikë është tipike e artit të luftës (kundërshtari tulatet, pështjellohet).

Pas kësaj taktike del në pah vendi ynë lidhur me vendimarrjen berishiste për strehimin e muxhahedinëve iranian. Kjo vendimarrje na vendosi në rrezik kombëtar për sigurinë tonë në të gjitha nivelet e saj. Sidomos të sigurisë publike që duhet një gadishmëri e gjithanshne nga të gjithë sektorët e përfshirë. Megjithatë nuk mund të lë pa përmendur se ky fakt i shërben politikës së brendshme për t`i rrëshqitur tabani nën këmbë shkollës berishjane-meta që me servilizmin e tyre të paskrupullt morën një vendim për përfitime personale. Mjafton përmendja e fondeve që thithnin nga departamenti për strehimin, sigurinë, kostot e qëndrimit të muxhahedinëve, shumat e të cilave xheposeshin nëpër llogari bankare jashtë vendit nga kabineti meta/berisha duke lënë pagesa me qindra mijra euro të pashlyera ndaj sektorit privat.

Muxhahedinët mund të dërgoheshin lehtësisht dhe fare mirë nga departamenti i shtetit në vendet e b/veprimit të tyre në Afrikë, Azi e në vende të tjerë. Por, jo: nuk mund të mos përulesh pushtokracia për të na faturuar edhe kërcënimet e Teheranit për rrezikun e sigurisë publike. Pak rëndësi kanë këto kërcënime, nëse do të arrijnë të sulmojnë apo është një blof i tyre në një luftë deklaratash mes shteteve në fjalë. Kjo tregon dobësimin tonë si shtet në arenën diplomatike.

Si konkluzion, në sektorin e sigurisë kombëtare vendi ynë ka rakixhinjtë e saliut, likes me shokë që na vendosin në vijën e parë të rrezikut të lartë. Shërbimi diplomatik është një han pa porta me injorantë, analfabetë dhe pulaxhinjtë e pushtetit pd, ps, lsi, ku kanë depërtuar të gjithë elementët e agjensive të huaja që na rrezikojnë të gjithëve me paaftësinë e tyre. Mungesa e aftësive nga individët që përbëjnë këto sektorë kyçe në pamundësi për të bashkvepruar në një arenë me kundërshtarë dhe armiq të aftë profesionalisht na rreshton në vijën e parë të rrezikut. 

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA