Mësime nga dënimi i ish agjentit të FBI-së McGonigan
Shqipfolësit si Berisha duhet të kuptojnë se FBI është hallka e poshtme e zinxhirit të inteligjencës dhe sigurisë amerikane
Genta Kaloçi
02/02/2023 - 08:36
Pas këtij lajmi pyetja që lind është kur do të arrestohen ministra, kryeministra, presidentë (pd, ps, lsi) zyrtarë të lartë e drejtorë e ish të shtetit që ndikuan dhe penguan zbatimin e drejtësisë në vend?! Kur do arrestohen Berisha/Meta/Basha/Rama/Kryemadhi për lobimin rus dhe dosjet e tjera nga `90a deri sot?!
Rajoni është pus me para për zyrtarët e huaj që duan të bëhen të pasur dhe një mal me mundësi për të bërë karrierë nëse zbaton ligjin. Varet nga njeriu çfarë kërkon në jetë, pasurim apo karrierë. Çarli u mori të gjithëve para, nga të gjitha palët rusofile në Kremlin dhe në ballkanin shqipfolës nën direktivat sllavoruse, pd, ps, lesheli/pl shpk, drejtësi, media, biznes që janë në hall me ligjin dhe drejtësinë. Të gjitha palët pozitë, opozitë, biznes, drejtësi, media kanë të njëjtin hall.
Të gjithë paguan të dilnin nga lista e zezë në Amerikë. Berisha me shokë (pd, ps, lesheli/pl shpk) bëri lobim me miliona euro për t`ua fshirë njollën e non grata. Por harrojnë se një Çarli (nënpunës sektori) nuk fshin dot vendimarrjet e presidentit që vijnë si rezultat i të gjitha strukturave, institucioneve të sigurisë së amerikës (shtëpia bardhë, pentagon, cia, nsa, shkb/kontrolli i brendshëm, FBI, sherif etj.).
Shqipfolësit si Berisha duhet të kuptojnë se FBI është hallka e poshtme e zinxhirit të inteligjencës dhe sigurisë amerikane. Është sikur të mbrojë nënpunësi i thjeshtë/roja i ministrisë nga vendimi i kryeministrit, ose presidentit.
Gënjyen veten me një spostim, vonesë, shtysë; kjo nuk ka ardhur si punë, ose rezultati kryesisht i mikut ndërmjetësit, por sepse në atë moment politika amerikane e brendshme dhe e jashtme ka pasur të tjera çështje përparësi për nga aspekti i vendimarrjes momentale dhe interesa të tjera në arenën botërore.
Spostimi i vëmendjes nuk do të thotë se shpëtuan shqipfolësit nga ndëshkimi apo ndryshimi i planit dhe rezultatit përfundimtar.
Kontrolli i brendshëm amerikan funksionon akoma më rëndë nëse interesi i politikës së jashtme dhe pozicioni kryesor i Amerikës në skakierën botërore.
Koha shtesë, shtyrja e zbatimit të vendimeve nga instancat më të larta amerikane, përkthehen në manipulim të opinionit publik, në sulme ndaj njëri-tjetrit me akuza të manipulimit të vendimeve, procesit dhe bërjen pis, fushatë baltosjeje, shpifjesh të personave të përfshirë në vendimarrjet e strukturave më të larta nga persona të inkriminuar dhe të kompromentuar pa peshë vendimarrjeje në shtysën politike (si Trampi me shokë). Sulmi kundër Ramës dhe reformës në drejtësi bëhet për konsum të brendshëm politik për të fituar opinionin publik sidomos para zgjedhjeve vendore që është moment i rëndësishëm për opozitën e shpartalluar. U duhet një kauzë e rreme për të rritur votat e të zhgënjyerve dhe zonës gri ose të pavendosurve.
Kopjimi i reagimit nga “berisha/meta/basha shpk” nën gjurmët e Trampit është një tjetër detaj. Menjëherë pas arrestimit të ish-drejtorit FBI-së Trampi postoi “të shkojë në ferr” meqë e hetoi për lidhjet e tij me Rusinë gjatë zgjedhjeve presidenciale 2016. Të njëjtin reagim bënë berisha/meta me shokë, në vend që të sulmonin Trampin/Bajdenin/Shpinë e Bardhë që i kanë listuar si non grata institucionalisht dhe ndërkombëtarisht, sulmuan Ramën që sipas konspiracionit të tyre paska paguar Çarlin për hallet e veta e të sorrosit. Sulmuan ambasadoren Kim (pa lidhje), e cila mori pozicionin në Tiranë afro 4 vite pas mbylljes së hetimeve nga zyrtarët e Trampit në FBI nën ndikimin e fondeve ruse.
Interesante sesi bëjnë sikur e sulmojnë ndërkohë që e kanë paguar me miliona që të heshti, të shtyjë, ndikojë në favor të tyre në strukturat më të larta amerikane. Sulmi ndaj Trampit me shokë nuk ka kuptim, sepse ai hetimet ndaj faktorit rus i mbylli në favor të trampit me shokë në rajon në vitin 2016/17 me ndërhyrjen e mikut/avokatit të trampit Rudi Xhuliano. Ky deklaroi disa ditë para zgjedhjeve se “diçka e madhe do dali dhe do fitojnë zgjedhjet”, ashtu siç ndodhi. Ndërkohë që McGonigan mbrohet nga zyra ligjore e Xhulianit (pavarësisht se mikut të Trampit dhe Putinit i është pezulluar liçensa e avokatisë).
Sipas “berisha/meta/basha shpk”, na del që rama është superfuqi. Rama dikton, vendos politikat globale duke u dhënë pare çirakëve të salikmonës nezha/duçka të lobojnë kundra vetes. Bajdeni është sekretar i Ramës, dhe Shtëpia e Bardhë është kasollja e Tiranës nga ku dalin të gjitha vendimet. Sorosi me djalin e tij janë patronazhistët e rilindjes. Nuk bëjnë protesta në SHBA për dorëheqjen e dr. Përgj. të fbi, por berisha/meta thërrasin protestë në Tiranë të largojnë drejtorin e fbi-së që nuk i dorëzohet shantazheve të lobingut rus. Duan të shpëtojnë Amerikën nga rusosllavët “salikmonedlulushi shpk” të emëruar nga ata në fbi etj. Absurditete alla shqipfolse.
Çarli për këto arsye e rreziqe nga faktori rus në Amerikë mori paret nga miliarderi rus me biznese të firmosura nga salikmonedlulushi në rajon, nxiti hetimin për emailet e Hilari Klinton dhe sekretares së saj, më pas mbylli hetimet për ndikimin rus në përzgjedhjen e Tramp si president. Menjëherë pasi mbaroi detyrat e tij, mbylli dosjen e luftës kibernetike ruse në zgjedhje, doli në pension, u punësua nga miliarderi rus, mik i Putinit dhe Trampit.
Ndërkohë që Trampi ndau në paqe dhe në heshtje Ukrainën me Rusinë dhe firmosi ndarjen e Kosovës me Serbinë, por doli kovaç, dhe arrestoi Thaçin me shokë. Menjëherë filloi lufta në Ukrainë, se Amerika nuk njohu vendimet e Trampit në dëm të palës amerikane por që favorizonin bizneset e familjes “Tramp”, filluan çështjet gjyqsore mbi 3000 të tilla ndaj bizneseve të tij për shkelje të ndryshme me vendime dhe dënime të b/puntorëve më të ngushtë të Trampit.
Tregojnë se kjo çështje është vijimësia e hetimeve të prokurorëve special të departamentit të drejtësisë në Amerikë që ngeli në sirtar 6 vite dhe vuri në rrezik sistemin politik nëpërmjet puçit të 6 janarit për të cilën janë nën hetim për ndërhyrje kriminale.
Është zgjerimi i hetimeve kundër Trampit dhe dosjes pro ruse në SHBA, të cilët mbyllën në sirtar dosjen e Muzinit edhe në Tiranë, ku drejtësia nuk veproi se nuk kanë shtyllë kurrizore të veprojnë të pavarur e pa ndikim nga situata dhe zhvillimet në Amerikë. Si rrjedhojë e ngjarjeve nuk u rizgjodh Zeldini në zgjedhjet e fundit, që ishte avokati mbrojtës i fondeve ruse nëpërmjet dosjes berisha/basha/meta në Uashington.
Nga ky arrestim mësuam se gjithkush mund të marri para nëse vlerësimi i situatës dhe i rrezikut për momentin tregojnë në favorin tënd dhe i anashkalon nëpërmjet interesit personal. Të marrësh pare nga të korruptuarit shqipfolës është gjëja më e lehtë, por herët, ose vonë nuk i shmangesh dot kontrollit të brendshëm.
Të gjitha palët e dinë se favorizimi është vetëm momental, një shtysë kohe në të cilën shqipfolësit shpresojnë se do të ndryshojë pesha e politikave botërore dhe brenda kësaj kohe do të sheshohen përplasjet e diferencave Rusi-Amerikë. Automatikisht nënkupton shpëtimin e rajonit rusosllav shqipfolës në politikë.
Por fatkeqësisht për ata që harruan se lufta në Ukrainë nuk është si në Afganistan, Siri, Jemen, Irak etj. Që të mbarojë lufta në Ukrainë duhet të shuhet zjarri në Kosovë. Për aq kohë që është e paqëndrueshme çështja “Kosovë/Shqipëri” për aq kohë merr fuqi pozicionimi i Rusisë dhe kërkesave të saj nga bota.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 35 reads