Pështirosje për protestat e pseudopatriotëve në mbështetje të Palestinës
Bota i takon më të fortit, më inteligjentit, më diplomatit, më të aftit dhe më elastikut
Genta Kaloçi
20/11/2023 - 08:24
Përplasja e Izraelit në rripin e Gazës me Hamasin e palestinezët ka hyrë në muajin e dytë dhe kam parapëlqyer të mos deklarohem për shumë arsye. Nuk kam reaguar e as nuk do ia lejoja vetes të reagoja, por mendoj se duhet për të mos lejuar manipulimet e politiqenëve shqipfolës që keqpërdorin njerëzit e thjeshtë pa din e iman në të gjitha trevat tona.
Duhet nënvizuar se të gjithë pa përjashtim si Bini me shokë në politikën e Prishtinës janë hipokritë me okë. Këtej flasin për reciprocitet por nuk kërkuan nga bota arabe, palestinezët, araboturkosllavogrekolatinët të ngriheshin në protesta kundër gjenocidit në Kosovë, por organizojnë në prapaskenë protesta për palestinezët dhe botën arabe për të fituar pikë në politikën e brendshme të përkthyera në vota. Cilat nga këto shtete perëndimore dhe lindore kanë protestuar kundër gjenocidit shqiptar në Kosovë?
Asnjë!
Protesta kanë bërë vetëm shqiptarët emigrantë të brezave të ndryshëm kudo ndodhur nëpër botë. Por asnjë solidarizim nuk patëm nga popujt arabë apo nga popujt e ashtu quajtur perëndimorë.
Solidarizim në nivel parimor e pranoj edhe unë që duhet të ketë, por ne nuk jetojmë në botë parimore e vlerash njerëzore, kjo është paaftësia juaj ta kuptoni. Prandaj ka politikë, politikanë, parti politike, shërbime sekrete, diplomaci, ushtri e armatime të sofistikuara bota e përparuar e shekullit tonë. D.m.th. këto janë mënyrat, veglat, instrumentet, organizmat me të cilat duhet të punosh, përdorësh për të vendosur paqe dhe parimet e vlerat universale. Mos dil nga kornizat e parapërcaktuara të lojës. Prandaj më duket absurde të mbroj e të protestoj për ata që nuk më kanë mbrojtur e protestuar në favorin e kombit, shtetit, popullit tim ndër shekuj.
Jo vetëm absurde, por çmenduri. Kushdoqoftë!
Reciprociteti, ky është bini` vogël, be be be që ke hedhur politikën e jashtme në erë vitet e fundit duke e vënë Kosovën në pozitën më të keqe diplomatikisht pas pseudokumandarëve.
Bota i takon më të fortit, më inteligjentit, më diplomatit, më të aftit dhe më elastikut. Sikur t'u dhimbseshin kaq shumë gjaku i fëmijëve shqiptarë që vdiqën, u vranë, u dogjën, u dhunuan, përdhunuan, u shkrinë në klor ndër shekuj, nuk do e shisnit kaq lirë gjakun e tyre me lot krokodili për mbështetje të fëmijëve arabë apo kujtdo tjetër për hir të pushtetit e ca votave për konsum të politikës së brendshme.
E gjitha kjo një lojë e pisët me bekimet e kryetarit të lidhjes islamike në rajon, Saliut me shokë. Pështirosje deri në gen. Të gjithë jemi kundër luftës, vrasjeve, viktimave, nuk ka dyshim e s`do shumë pare mend për këtë, por edhe kaq të poshtër, të liq kundër llojit tuaj nuk ka ku shkon. Sigurisht jemi kundër sulmeve e vrasjeve, por kur të sulmojnë në shtëpinë tënde sigurisht që do të mbrohesh sidomos kur shton që s`flet e s`mbron gjakun e të parëve e fëmijëve të tu, të plasi shumë për gjakun e palestinezëve dhe çifutëve.
Fundja kjo është logjika e thjeshtë politike e shteteve të mëdha. Kur të vret araboturkosllavogrekolatini fëmijët me hanxhar nuk do mendojë për fëmijët e të tjerëve. Kanë radhë shqyrtimi çështjet sipas radhës, rëndësisë e përparësive që vendos koha dhe më kryesorja në interes të çështjes kombëtare e shtetit shqiptar. Ligësisë tuaj të programuar ndaj zërave kundër u kthehem me fjalët e Thaçer që u tha gazetarëve për luftën në lindje.
A nuk mendoni se po vriten të paarmatosur e fëmijë? Përse nuk mendoni për ta dhe të pafajshmit që vriten?!
Ajo iu kthye: “secili shtet/popull ka qeverinë e tij, ata duhet të mendojnë për këtë, unë mendoj për shtetin e fëmijët e popullit tim”.
Në demokraci kështu janë gjërat, dmth nëse dikush nga ju araboturq do të bëjë xhenazenë e të pijë ndonjë kafe e raki për të vdekurit ta bëjnë në shtëpitë e tyre. Këndojini ndonjë sure, ndonjë lutje, e drejta juaj brenda oborrit të shtëpisë suaj. Nuk ju ndalon njeri, të presin e përcjellin ngushëllime sa të duan, mjafton mos të dalin rrugëve e të na imponohen ne shqiptarëve se plagët e luftrave araboturkosllavolatine i kemi akoma të freskëta, nuk janë mbyllur e rrjedhin gjak akoma, jo për gjë por merrni nofkën e tradhtarit, të shiturit në lule të ballit kundër gjakut të të vrarëve të popullit tuaj në shekuj.
E harruat reciprocitetin pushtetarët e Kosovës dhe çirakët e tyre shqipfolës në masat e gjera të popullit të paditur e pa logjikë. Pra me pak fjalë, duhet parë interesi shqiptar dhe jo interesi për pushtet e vota nga të shiturit e partive politike pa bosht e palcë kombëtare. Kjo vlen për të gjitha trevat.
Paqja është mbi gjithçka për shoqërinë njerëzore, por ajo nuk vendoset duke shkelur e përdhosur gjakun e të parëve tanë për liri e pavarësi. Paqja është burim i dashurisë për drejtësi dhe për aq kohë që njerëzit kanë epsh për pushtet, lakmi për luks, adhurim për ligësinë, injorancën dhe shejtadjallëzinë do të mungojë paqja në çdo cep të këtij planeti.
Prandaj çështja është, kush do na mbrojë nga ujqërit e fshehur pas simbolikave të shqiptarizmës, me këmb e duar sorrash, me qeleshe e flamur të mbështjellë kokë e këmbë, hajde t`i dallosh çakejujqërit shqipfolës mes nesh si patriotët më të flaktë në të gjitha kampet politike.
Më e keqja alterojnë dita ditës me qëndrimet e tyre dhe hajde njeriu i thjeshtë t`i dallojë siç fshihen me ndihmën e medias dhe kapitaleve ruse dhe lidhjes islamike. Kamuflohen bukur kudo në çdo cep e në çdo fushë. Këta janë më të rrezikshmit se të futen në gjak e të helmojnë dhe kush guxon t`i tregojë me gisht këta antishqiptarë të fshehur mirë në kësulat me shqiponjë akuzohen si tradhtarë.
Kjo është çështja! Të arrini t`i kuptoni se cilët janë fallsot dhe cilët të vërtetët. Deri atëherë që do të bëni dallimin mes tyre ju takon veç një fjalë, Turp!
“Ky njeri është një humbës”, u shpreh Thaçer në një intervistë televizive. “Nuk është për ne të themi çfarë do t`i ndodhi atij brenda në Irak. Kjo i takon popullit të Irakut, që kanë vuajtur përgjatë 8 viteve të luftës me Iranin”.
*Opinioni është ndrequr sipas parimeve tona dhe publikohet në emër të lirisë së opinioneve pavarësisht se pajtohemi apo s`pajtohemi me të
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 28 reads