...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse duhet të votohet lëvizja “Vetëvendosje”?

Lëvizja Vetëvendosje, me potencialin e saj strukturor, ka një kauzë të drejtë e real që tani po vërehet edhe nga shtresat sociale të Kosovës e cila u përmbahet zotimeve që jepë në fushatë

Refik Hasani

10/01/2021 - 17:15

Përmes këtij shkrimi do të marrë anë, duke arsyetuar pse votuesit do të duhet të votojnë Lëvizjen Vetëvendosje.

Do të duhej të votohet LVV-ja, sepse për 50 ditë qeverisje të Kosovës solli një ndryshim të modelit qeverisës, që ishte i ndjeshëm për të mirën e Kosovës. Sepse deri më tani ka dështuar shtetit ligjor dhe nuk ka pavarësi të gjyqësorit ndërsa Shefi i AKI-së e Policisë së Kosovës ndërrohen shpesh. Ka ndodhur vjedhja e provave inkriminuese në Policinë e Kosovës, sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk po shënon as një përmirësim, janë avulluar nga thesari 2.1 milionë vetëm vitin e kaluar. Pra, drejtësia kosovare gjatë mandatit qeverisës PDK-LDK-AAK-ë ka dëshmuar, sepse është e ndikuar politikisht, dhe si pasojë është tepër selektive.

Vazhdimisht kaloi nga skandali në skandale, e nuk ka patur rritje ekonomike të Kosovës pavarësisht se është premtuar rritje e numrit të punësurave nga 100 mijë e deri në 200 mijë veta gjatë një mandati. Të gjithë raportet flasin e tregojnë për fryrje, pasi kishte ngecje si në rritje ekonomike dhe në punësime. Rregullisht është folur për ulje të korrupsionit e nepotizmit, që ka gërryer legjitimitetin e shtetit, përkundër janë krijuar disa Komisione e borde, por pasqyrat dhe raportet, të BE-së dhe instancave të OKB-së, tregojnë se janë në rritje korrupsioni e nepotizmi. Respektimi i ligjshmërisë dhe pavarësisë së institucioneve ka lënë ende Kosovën pa liberalizim të vizave.

Qytetarët e Kosovës mjaft janë mashtruar lidhur me caktimin e disa herë të datave për liberalizim të vizave. Pandemia është menaxhuar në mënyrën më të dobët të mundshme karahasuar me shtetet fqinje. Ngarkesa e buxhetit me administrat asnjëherë nuk është reformuar përkundër rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Që nga shpallja e Pavarësisë, Kosova nuk ka marrë në kontroll plotësisht veriun e Kosovës. Qeverisja PDK-LDK-AAK-ës, vazhdon të dëshmojë se shteti është i kapur, na udhëheqin njerëz që janë mbi ligjin, për këto vite ka patur afera e klanit “Pronto”, për shumë vite është ndrydhur vullneti i qytetarëve. Nuk është përmirësuar shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Lëvizja Vetëvendosje, me potencialin e saj strukturor, ka një kauzë të drejtë e real që tani po vërehet edhe nga gjithë shtresat sociale të Kosovës e cila u përmbahet zotimeve që jepë në fushatë.

Do të duhej të votohet LVV-ja, sepse vërtet është një lëvizje e ndërtuar nga fryma e madhe për barazi, drejtësi e zhvillim për gjithë qytetarët si frymëzim për ta mbrojtur lirinë e fituar me aq shumë sakrifica, të shumë brezave, flijime e dhimbje.

Do të duhej të votohet LVV-ja, sepse do të ndikonte që shteti t’u kthehet qytetarëve dhe të jetë në shërbim të mbrojtjes së lirisë së tyre. Duke qenë Lëvizja Vetëvendosje, si qasje e re në qeverisje, siç është bërë zvoglimi i ministrive e një sërë ndryshimeve që u pritën mirë, subjektet e tjera do të kenë kohë të mjaftueshme të reformohen. Do të duhej të votohet LVV-ja, se vetëm kështu do të rriteshin edhe gjasat që subjektet që ishin në pushtet për një kohë të gjatë do të reformohen dhe kështu është më mirë për demokracin në Kosovë.

Do të duhej të votohet LVV-ja, sepse për Medvegjë, Bujanoc e Preshevë janë dhënë 500 mijë euro ndihmë nga ish-Kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Për dy dekada Shqipëria dhe Kosova bashkë nuk i kanë ndarë këto mjete. Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 Lëvizja Vetëvendosje doli subjekti i parë, Kryeministër u zgjodh Albin Kurti, por kjo nuk zgjati më shumë se 50 ditë, dhe ndodh votimi i mos-besimit në Parlament e si pasojë ishte që në këtë votim - votoi edhe Deputeti Etem Arifi, që nuk kishte të drejtë dhe Gjykata Koshtetuese nxori një vendim e tani do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme të caktuara për më datën 14 shkurt.

Do të duhej të votohet LVV-ja, sepse nuk ishte asnjëherë në qeverisje të Kosovës për një mandat, nuk është treguar e korruptuar, nuk ka votuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, nuk ka votuar Gjykatën Speciale të Kosovës, nuk  ka votuar demarkacionin me Malin e Zi që Gjykata Kushtetuese ka vendosur, që janë 23 pika në kundërshtim të saj, ishte kundërshtuar decentralizimi i Komunave me shumicë serbe, etj.   

Do të duhej të votohet LVV-ja, sepse janë duke u stërzgjatur bisedimet Prishtinë-Beograd, nuk ka patur asnjë progres. Do të duhej të votohet LVV-ja, sepse vetëm kështu do të ndihmohen shqiptarët e Mali të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut. Do të duhej të votohet LVV-ja, sepse është ndihmëse për ndërtimin e raporteve të shëndoshanë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti janë nevojë dhe domodoshmëri e kohës që të votohen dhe të mbështeten - vetëm kështu ndërtohet shteti ligjor i së drejtës dhe të mos vazhdojë dështimi në shumë segmente të jetës. Zgjedhësit do të duhej të votojnë Lëvizjen Vetëvendosje, pasi është shpresa e vetme jo vetëm për Kosovën por për gjithë hapësirën tonë shqiptare dhe diasporë.

*Autori është i diplomuar në  Master Shkencor në Universitetin e Prishtinës, profesor i Ekonomisë, ish-Këshilltar Komunal të Gjilanit, dhe ka disa punime  në publicistikë.      

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA