...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Daniel Godelli, Kampion europe: medalje ari ne Kroaci

Dita

06/04/2017 - 09:20

Daniel Godelli rikthehet si kampion Europe, pas problemeve që kaloi me dopingun, në botërorin e kaluar. Në peshën 77 kg, ai mori medalje ari në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po mbahet në Split të Kroacisë.

Godelli, medaljen e arit e mori në stilin e shkëputjes, pasi ngriti 161 kg.  Në të njëjtën peshë garoi edhe peshëngritësi tjetër shqiptar, Erkand  Qerimaj.

Në stilin e shkëputjes, Qerimaj ngriti 155 kg dhe doli në vendin e 6-të. Më herët edhe Briken Calja mori medalje bronzi për Shqipërinë.

Romela Begaj u rendit e 5-ta në Europianin e Splitit në peshëngritje, në peshën 69 kilogramë duke ngritur në total 219 kg në dy-garësh.

Në stilin e shkëputjes, Romela Begaj e nisi mirë garën duke ngritur 98 kilogramë në provën e parë, që ishte e rëndësishme për klasifikimin e përgjithshëm. Më pas në provën e dytë dhe të tretë, Begaj provoi të ngrejë 101 kg por nuk arriti dot të mbante dot shtangën, dhe për faktin se provat i erdhën pas njëra-tjetrës.

Begaj ishte shumë pranë suksesit për të marrë medaljen e argjendtë. Në stilin e shtytjes, Begaj provoi për të qenë në zonën e medaljeve, por gaboi me 125 kg, duke e mbyllur garën e pesta në dy-garësh dhe e 6-ta në shtytje.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA