Shuhet nga jeta inxhinieri i veprave të socializmit, Farudin Hoxha
Tvsh
11/09/2017 - 14:40
Ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare akademiku dhe projektuesi i shumë veprave madhështore hidroenergjitike në Shqipëri, profesor Farudin Hoxha. Akademik Farudin Hoxha njihet si projektuesi i një sërë veprash të mëdha si hidrocentrali i Fierzës, Hidrocentrali i Banjës, i Bistricës, Bogovës, rezervuarit të Bovillës etj.
Githashtu, akademiku Hoxha ka dhënë kontributin kryesor në ideimin e rregullimin të regjimit të ujerave të liqenit të Shkodrës, Drinit dhe lumit Buna.Hoxha, i kreu studimet e larta për inxhinieri në Universitetin e Budapestit, në universitetin e Sofjes, ndërsa studimet pasuniversitare mbi mekanikën e tokës dhe ndërtimin e digave të mëdha i ka kryer në vitet 1982-1988. I lindur më 20 janar 1935 , vuante prej disa kohësh nga probleme shëndetësore. Pas viteve 90, akademik Hoxha ka kryer funksionin e nënkryetarit dhe sekretarit shkencor të Akademisë së Shkencave.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 38 reads