Aleksandri fliste shqip me ushtarët e tij - studimi
Aleksandri i Madh duhet të ketë foluar një dialek të vjetër shqiptar në gostitë e kryengitësve me ushtarët e tij maqedonë
SHJ
11/06/2023 - 10:49
Lidhur me gjuhën që flisnin pellazgët dhe lidhja e saj me gjuhën shqipe, për të cilën Herodoti nuk na sqaron shumë, ka shkruajtur historiani skocez George Finlay në verpën e tij “Historia e revolucionit grek”, publikuar në vitin 1861, pasi shpenzoi gati gjithë jetën e tij në Athinë ku kontriboi si për çlirimin e Greqisë nga otomanët ashtu dhe me studimet e tij. Ja se ç`citon ai për gjuhën që fliste Aleksandri me ushtarët e tij, karakterin e gjuhës shqipe dhe përqindjen e shqiptarëve dhe grekëve që banonin në Greqi në kohën e revolucionit të vitit 1821:
“Shqiptarët krijojnë një racë të veçantë mes kombeve të Evropës. Ata janë hamendësuar të jenë përfaqësuesit e pellazgëve. Ata e quajnë veten shqiptarë. Disa pranojnë se ata e kanë zënë rajonin ku ata jetojnë tani përpara ditëve të Homerit dhe ata janë pasardhësit e drejtpërdrejt të racës ndaj të cilës epirotët e vjetër dhe maqedonët i përkisnin fiseve kushërinj. Aleksandri i Madh duhet, sipas këtyre arkeologëve, të ketë foluar një dialek të vjetër shqiptar në gostitë e kryengitësve me ushtarët e tij maqedonë. Studiuesit e filologjisë moderne kanë themeluar përtej çdo dyshimi se gjuha shqipe është një filiz i hershëm nga sanskritishtja dhe se gramatika e saj ishte fund e krye e vjetër sa dialekti më i vjetër grek. Thuajse i njëjti kufi e ndan greqishten nga popullatat jo-greke në ditët e sotme si në kohët e lashta. Tukididi i quan Amfilokiotët, të cilët banonin në krye të golfit të Artës, barbarë. Straboni thoshte se një racë banonte në gjithë vendin, nga malet Akroceranian deri në kufijtë e Thesalisë dhe në fushën e Pelagonisë, nën emërin Epirotë ose Maqedonë, sepse të dy këta flisnin të njëjtën gjuhë. Epiri i vjetër ishte i mbushur me koloni greke dhe raca greke është më e madhe se shqiptarët në veriun e golfit të Artës. Por, në anën tjetër, një e pesta e Greqisë moderne banohet aktualisht nga kolonitë shqiptare. Banorët e Shqipërisë, të racës shqiptare, përbëhen nga dy degë të veçanta―gegët, të cilët banojnë në veri të luginës së Shkumbinit dhe vija e Rrugës Egnatia. Arteria e madhe e jetës romake tani krijon një vijë të shkretuar ndarëse mes gegëve dhe toskëve. Dialektet e këtyre dy degëve thuhet se nuk ndryshojnë shumë nga gramatika e tyre se skocezët e Ayrshire dhe anglezët e Somersetshire pavarësisht se nuk kuptohen në takimin e tyre të parë. Mes gegëve disa fise katolike ruajnë gjysmë-pavarësinë e tyre, dhe njohin autoritetin e Papës përkundër gegëve muhamedanë dhe fqinjëve të tyre verior, ortodoksët e egër dhe të lirë të Malitëzi. Mirditorët quhen më luftarakët e kristianëve. Ata janë të gjithë katolikë dhe mburren se janë pasardhës të Skënderbeut. Toskët, që banojnë në jug të Shkumbinit, janë fqinjët e Greqisë. Kolonitë shqiptare në Greqi përbëhen të gjitha nga toskët. Kjo degë ndahet në tre fise të mëdhenj, të cilët ndahen në shumë fise të tjerë, toskët, lebërit dhe çamërit. Toskët janë përgjithësisht muslimanë por mes lebërve dhe çamëve disa fise ortodokse kristiane ruajtën privilegjin e mbajtjes së armëve, qoftë edhe në kohën e Aliut të Janinës”.
Aleksandri nënën e kishte nga mbretëria e molosëve, të njohur botërisht si ilire, dhe babain, Filipin, nga Maqedonia ose Thesalia, e cila, gjithashtu, njihet njësoj, dhe s`kishte se si të mos fliste gjuhën e mëmëdheut me ushtarët e tij dhe fakti që në kohën e tij dialekti jonian ishte bërë gjuha zyrtare e Athinës Klasike dhe shumë qytet-shteteve të kohës, përfshirë dhe Maqedoninë, me siguri ai fliste dhe dialektin e Atikës. Faktin se ati i Aleksandrit ―Filipi― ishte pasardhës i fiseve ilire, e tregon dhe studiuesi William S. Greenwalt, “Maqedonia e Vjetër”.
Sipas tij, “marrëdhëniet mes ilirëve dhe maqedonëve nuk ishin në mënyrë të pandryshueshme armiqësore dhe duhet të pranohet se një sasi e arsyeshme ndërmartesash ndërmerrësh të paktën mes elitave ilire dhe maqedone. Burimet e vjetra e tregojnë këtë fakt. Në fakt, Filipi II, Aleksandri i Madh, Filipi Arrhidaeus dhe Adea Eurydice të gjithë kishin ilirë etër të tyre”.
Pas rënies së Athinës Klasike dhe perandorisë romake (rreth viteve 395), gjuha zyrtare e Athinës Klasike u bë gjuhë zyrtare e perandorisë bizantine. Kjo e fundit zgjati më shumë se 1100 vjet; ndaj nuk do të ishte e çuditshme që disa pupuj pellazgë të vetë-asimiloheshin gjatë këtij mijëvjeçari: dhe ndaj dhe përbërja demografike (e cila përmbys raportet nga një shumicë pellazge në shumicë greke) që përshkruan Finli nuk duhet të na çudisë.
Për më shumë:
Ylli Përmeti: cila është lidhja mes pellazgëve, grekëve, ilirëve dhe shqiptarëve?
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 68 reads