Durrës: nis betonizimi i bregdetit
Rtsh
03/05/2017 - 16:04
Prej më shumë se dy muajsh, bizneset në vijën e parë të bregdetit të Durrësit kanë vendosur prita me blloqe betoni me qëllim për të parandaluar erozionin. Dhe siç ndodh rëndom, këtë alibi po e përdorin dhe për të përfituar hapesira në brezin e rërës: “Kemi të bëjmë përsëri me betonizim sigurisht me synimin për të mbrojtur vetveten por që bie në kundërshtim të plotë me planin e përgjithshëm urban të bashkisë Durrës, me planin e zhvillimit të territorit, me planin e menaxhimit të bregdetit” tha ambientalisti Sazan Guri. E asaj që i druhen ambientalistët është se kjo mund të ketë shtrirje edhe tek bizneset e tjera. “Gabimi këtu është i mbartur, gabim inxhinierik, gabim teknik por më shumë është gabim politik ku vendimarrësit lokal apo të mëdhenj dhe kta biznesmen që iu duket vetja më të fortë se natyra janë duke gabuar në formë dominoje”shtoi më tej Sazan Guri. Veç denoncimit publik ambientalistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile i kanë kërkuar Gjykatës Administrative një masë sigurie, ndërsa në Prokurorinë e rrethit kanë depozituar kallëzim penal.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 446 reads



