Meta mohon të pamohueshmen: Venecia nuk thotë ‘tejkalim’ kompetence!
Raporti e përmend termin “tejkalim” pikërisht në përfundimet e tij në pikën “101”
SHJ
08/02/2020 - 14:24
Meta dje në një intervistë me Voa-n mohoi të pamohueshmen ndërsa bënte “be” në emër të Kushtetutës—domethënë, se ai i përmbahet asaj dhe vetëm asaj ndryshe nga qeveria “Rama”: faktin se Komisioni i Venecias në raportin përfundimtar nuk kishte përfshirë termin “tejkalim” kompetence! Mirëpo, raporti e përmend termin “tejkalim” pikërisht në përfundimet e tij në pikën “101”. Shiko paragrafin e shkëptur nga raporti të cilin e bashkangjitëm këtu me qëllim që t`i tregojmë presidentit se je hipokrit dhe nga mashtruesit më të mëdhenj.

Kujtoj se janë pikërisht termat e përmendur në përfundimet e raportit që duhet të marrim në konsideratë dhe jo tërësinë e përmendjeve: sepse si term permendet disa herë në raport!
Me këtë mohim presidenti tregoi edhe një herë se sa i ndershëm është me të vërtetat, ligjet dhe Kushtetutën!
Për më shumë:
Shkeljet e rënda kushtetuese të Metës dhe kërcënimi me burg
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 34 reads



