...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Myslim Murrizi përpiqet të shfaqësojë Berishën për sjelljen e Sorosit

Ardhja e tij ishte pasojë e ndryshimit të politikës së jashtme të Shqipërisë nga Ramizi dhe nga përpjekja e pandershme e Berishës për t`u ngjitur në pushtet me ndihmën e vyer të Sorosit dhe amerikanëve

Ylli Përmeti

20/03/2025 - 16:51

Ish-polici dhe ish-deputeti me të ashtuquajturën parti “demokratike”, Myslim Murrizi, i cili është në hetim nga Spaku dhe kandidat për deputet, sipas Syrit, hamendësisht me të njëjtën parti e të njëjtin kryetar, zë-çjerrësi, keqshkruesi` shqipes dhe futjakotësi` klasës sonë politike, që s`ka lënë studio televizive pa “zhurmuar”, ka postuar një dokument zyrtar të Këshillit të Ministrave, sipas të cilit ishte kryeministri` qeverisë teknike, Vilson Ahmeti “sjellësi”` Sorosit në Shqipëri:

“Meqenese shpeshher neper studio ka patur debil politik qe kane turfulluar se kush e ka sjelle apo kush e ka pritur kete moster ne Shqiperi, po ju postoj vendimin e Keshillit te Ministrave date 10 janar 1992. Per kujtes PD ka ardhur ne pushtet ne 22 mars 1992”, shkruan analfabeti.

Por nuk thotë as se Ahemeti u zgjodh kryesisht si pasojë e kaosit që mbështeste Berisha ose në fjalët e Vilsonit, si pasojë e një “pakti me kryetarët e partive” të kohës, të cilët “nuk do të influenconin në formimin e qeverisë”; as përmend faktin se gjatë kohës kur qeveriste Ahmeti, Sorosi kishte dhënë ndihmë vendimtare për fitoren e Berishës në mars të vitit 1992.

Strategjia e Sorosit për kapjen e partive politike dhe rrëzimin e Kurtit

Në dokumentin me datë 10.1.1992 thuhet se Këshilli i Ministrave vendosi se “Për veprimtarinë e fondacionit “Soros” me emërtimin “Shoqata e fondeve të hapura për Shqipërinë”, brenda datës 25 janar 1992, Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe Sporteve të sigurojë zyrë, kurse Dretoria e Shërbimeve Qeveritare një apartament banimi, i cili të jepet me qira për një vit dhe të paguhet me lekë nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sporteve, kurse zyra të jepet në përdorim pa qira nga kjo ministri”.

Ahmeti, në fjalë të tjera, thjesht zyrtarizoi ardhjen e Sorosit por ai kishte ardhur tërthorazi, përmes ndihmave që kishte dhënë si ndaj Shqipërisë në përgjithësi ashtu dhe ndaj të ashtuquajturës parti “demokratike” në veçanti, që në vitin 1990. Ardhja e tij ishte pasojë e ndryshimit të politikës së jashtme të Shqipërisë nga Ramizi dhe nga përpjekja e pandershme e Berishës për t`u ngjitur në pushtet me ndihmën e vyer të Sorosit dhe amerikanëve. 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA