...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rusia ndalon eksportet e drithit për vendet jomiqësore dhe godet Shqipërinë

Rusia dhe Ukraina kanë prodhimin me koston më të ulët në botë, kryesisht për shkak të kostos së ulët të energjisë motorrike dhe plehrave kimike

Ylli Përmeti

16/06/2022 - 17:07

Rusia njoftoi sot se do të eksportojë prodhime agrikultutore jetike vetëm për vendet miqësore dhe për shtetet që kanë nevojë më shumë. Kështu tha ministri rus i agrikulturës Dmitry Patrushev në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Petersburgut ndërsa sqaroi se prodhimi sivjet është i begatshëm dhe mund të arrijë 130 milion tonë, i cili është i mjaftueshëm të mbulojë nevojat e brendshme dhe të eksportohet. Putini sqaroi një ditë më pas se Rusia do të ndihmojë vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikën ku nevoja është më e madhe. 

Vitin e kaluar blemë nga Rusia 46 për qind e totalit të drithërave të importuar, ndërsa 4 për qind erdhi nga Ukraina, sipas INSTAT. Thënë, në fjalë të tjera, Rusia është vendi kryesor i origjinës për drithërat e importuara në vendin tonë, me vlerë thuajse 5 miliardë lekë për vitin 2021, pasuar nga Serbia në vendin e dytë me 3.8 miliardë lekë ndërsa Ukraina, ishte vendi i pestë.

Raporti i fundit i INSTAT-it (prill), tregon rënie të tregtisë me Rusinë; çka nënkupton se tragtia me Rusinë ka vazhduar pavarësisht luftës dhe sanksioneve. Në dy muajt e parë të konfliktit në Ukrainë u raportua, gjithashtu, se ndërmarrjet tona kishin rezerva për rreth dy muaj duke qetësuar popullin për rritjen e kostos së drithit. Madje u dëgjuan dhe deklarata nga ministret dhe ministrat e Ramës për mbjelljen e tokës djerrë në pranverë duke treguar se sa idiotë janë lidhur me periudhën e mbjelljes së grurit në vendin tonë.

Rusia dhe Ukraina kanë prodhimin me koston më të ulët në botë, kryesisht për shkak të kostos së ulët të energjisë motorrike dhe plehrave kimike. Ndryshe nga këta dy vende, të tjerët kanë kosto të lartë. Për të njëjtat arsye, ne do të goditemi fort nga masa ruse.     

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA