Turqia i përgjigjet me gadishmëri ushtarake hartës greke
Lidhur me pjesën që lidhet me Shqipërinë, vija është hequr sipas marrëveshjes së vitit 2009 kur në qeveri ishte kryetar Berisha
Ylli Përmeti
16/04/2025 - 17:27
Botimi` saj ka shkaktuar reagime të ashpra në Turqi – siç edhe pritej. Si kundërpërgjigje Ankaraja ka botuar hartën e saj (shiko hartat). Por dëftuese është heshtja e Tiranës qoftë edhe pas 24 orësh: ajo jo vetëm nuk ka paraqitur ndonjë kundërhartë si Turqia por shtypi dhe mjetet e saj të kumtimit (tv etj.) e kanë censuruar lajmin dhe ndikimin që ka harta e re mbi Shqipërinë.
Sipas shtypit grek Athina nuk ka shpresa se do të pajtohet Turqia; madje ajo mund të përshkallëzojë qendrimin, ndërsa Shqipëria nuk përmendet fare, meqënse besohet se e ka futur në 'xhep' prej vitesh.
Lexo për më shumë studimin:
Papërgjegjshmëria kriminale e klasës politike, akademike dhe gazetareske lidhur me detin Jon
Ditë të gëzueshme e paraqiti profesori` të drejtës ndërkombëtare dhe deputet i Demokracisë së Re në qeveri, Angjelos Sirigos, për tre arsye kryesore: nga njëra anë, për herë të parë, pikat greke pasqyrohen për 480 mijë kilometra katrorë zona detare; nga ana tjetër, ndikim i plotë i mvishet të gjithë brigjeve kontinentale dhe ishullore të vendit; dhe së fundi, ndikimi i plotë i mvishet Kastellorizos dhe Strongylit, me rezultat kufijtë lindorë të shelfit kontinental grek prekin kufijtë perëndimorë të EEZ qipriote. Lidhur me pjesën që lidhet me Shqipërinë, Sirigos thotë se vija është hequr sipas marrëveshjes së vitit 2009 kur në qeveri ishte Berisha.
Reagimet dhe hartën turke qeveria greke e paraqet si vijon:
Qeveria greke, natyrisht, priste edhe reagimet – në thelb të paralajmëruara paraprakisht – turke, të cilat pasqyrohen në një hartë që përfshin disa nga perceptimet e vendosura të Ankarasë, por në përgjithësi është e skicuar pa ndonjë logjikë të rreptë ligjore rreth përgatitjes së saj. Ky është, me pak fjalë, një reagim thjesht komunikues, për t`iu përgjigjur kritikave të brendshme për gjoja "qëndrimin pajtues" të qeverisë së Erdoganit ndaj Greqisë.
Duke e ftuar atë:
Athina i kujton Ankarasë se nëse dëshiron, rruga drejt Hagës apo arbitrazhit ndërkombëtar për përcaktimin e ZEE-së apo shelfit kontinental është e hapur.
Por nuk përdor të njëjtin parim për zgjerimin e ujrave detare; atje ku ka plotë det zgjerohet me 6 milje ndërsa atje ku i merret fryma Shqipërisë, zgjerohet 12 milje:
Megjithëse kufijtë e jashtëm të shelfit kontinental janë hequr në bazë të ndikimit të plotë të ishujve, harta është vizatuar me detin territorial në 6 milje detare (me përjashtim të Jonit që është shtrirë në 12 milje) dhe me nënshkrimin se Greqia rezervon të drejtën e saj t`i zgjerojë ato në çdo kohë.
Turqia përgjigjet me gadishmëri ushtarake
Turqia po shpreh reagime të reja, kësaj radhe përmes Ministrisë së Mbrojtjes, ndaj njoftimeve të djeshme të Athinës lidhur me përfundimin e Planifikimit Hapësinor Detar (MSP).
Duke lëvizur afërsisht në të njëjtin kontekst me deklaratën e djeshme të ministrit të Jashtëm të fqinjit, burime në Ministrinë e Mbrojtjes turke flasin për “veprime, pretendime dhe deklarata të njëanshme të Greqisë që shpërfillin dallimet ekzistuese dhe cenojnë të drejtat e palës turke”, duke shtuar se “nuk mund të pranohen”.
“Këto deklarata nuk sjellin asnjë pasojë ligjore për vendin tonë”, theksojnë më tej ata, ndërsa shtojnë se “zhvillimet në rajon po këqyren nga afër dhe po merren masat e nevojshme në rast nevoje”.
“Në kuadër të “Planifikimit Hapësinor Detar” të njoftuar së fundmi në opinion nga Greqia, nga ne po këqyren me kujdes nisma të caktuara në Mesdheun Lindor dhe Egje, të cilat nuk kanë bazë ligjore dhe janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Si Forca të Armatosura Turke, ne kemi vendosmërinë e plotë për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona në Egje dhe në Mesdheun Lindor. Plane të tilla të njëanshme të kryera nga Greqia në lidhje me fushat e juridiksionit detar janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Turqia argumenton se një ndarje e drejtë dhe e barabartë e juridiksionit detar në rajon, në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare, mund të arrihet vetëm brenda kornizës së dialogut të ndërsjellë dhe vullnetit të mirë.
Veprimet, pretendimet dhe deklaratat e njëanshme të Greqisë që shpërfillin dallimet ekzistuese dhe cenojnë të drejtat e palës turke nuk mund të pranohen. Këto deklarata nuk kanë asnjë pasojë juridike për vendin tonë.
Në kuadrin e konceptit të Atdheut Blu, Forcat e Armatosura Turke vazhdojnë detyrën e tyre për të mbrojtur me përkushtim dhe vendosmëri të gjitha llojet e të drejtave dhe interesave të Turqisë në fushat e juridiksionit detar. Në këtë kuadër po këqyren nga afër zhvillimet në rajon dhe po merren masat e nevojshme urgjentisht në rast nevoje”.
...
Ky raport është përditësuar
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 228 reads