Ylli Përmeti botoi ‘kryeveprën’ e tij dhe paralajmëron “ortek ndërkombëtar” për elitën neoliberale shqiptare
Libri sjell zhvillimet e fundit në shkencë, kryesisht në mjekësi, dhe fusha të tjera shkencore
Përpiluesja/Redaksia - SHJ (www.shqipëriajonë.org)
16/08/2025 - 07:45
Ylli Përmeti botoi —siç kishte paralajmëruar— studimin e tij shumë vjeçar në Amazon ose në tregun më të madh botëror të librit. Bashkë me njoftimin e tij ai paralajmëron elitën neoliberale shqiptare por dhe të gjithë ata që janë të verbër dhe pa mendje.
Studimi` tij është i dyti, pas atij të vitit 2013, por me një ndryshim: i pari ishte ‘dhuratë’ për popullin shqiptar ndërsa i dyti për gjithë popujt. Populli shqiptar, sigurisht, nuk e ka shfrytëzuar atë punë, kryesisht sepse ajo punë u censurua nga klasa politike, në kundërshti me kushtetutën. Tani ndryshon çështja: puna e tij nuk mund të censurohet dhe mund të shfrytëzohet nga gjithë popujt; madje dhe nga universitetet, studiuesit dhe studentët e huaj. Libri sjell zhvillimet e fundit në shkencë, kryesisht në mjekësi, dhe fusha të tjera shkencore. Por nuk mjaftohet me to: sepse ai është risi në tërësinë e tij.
Njoftimi sipas tij:
“Përfundimisht, kryevepra ime u botua sot në Amazon. Tani gjithë bota lexon një punë të jashtëzakonshme, sepse të ngjashme s`ka parë bota e studimeve; ndaj jam i lumtur sa s`ka ku të vejë. Lumturinë time po e ndaj me ata qindra mbështetës dhe jo me mosmbështetësit e mi, sepse tani një botë tjetër na pret, me horizonte të reja dhe të ndritura.
Kushdo që i bashkohet përpjekjes dhe luftës sime, do të ketë një Projekt me vete, një thesar me dije, dhe një nderim ndërkombëtar ndërsa ata që e penguan dhe të tjerët që s`e mbështetën, të përgatiten për “ortekun” tim ndërkombëtar.
*Në Amazon janë pak autorë shqiptarë që kanë botuar punët e tyre. Njëri është Kadareja por dihet se ai romane ka shkruajtur. Puna ime është e veçantë dhe e pakrahasueshme; ndaj dhe njerëzit e ndershëm do të ndihen të nderuar dhe krenarë me të; ndërsa të pandershmit, do të thartohen.”
Kliko këtu për të parë apo lexuar librin.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 48 reads



