Zgjerimi historik i kufirit të pakicës “greke” në Shqipëri nga Miçotaqi dhe Rama
Vizita zgjerohet me Himarën, me të cilën synohet të zgjerohet perimetri i pakicës “greke” në Shqipëri.
Ylli Përmeti
23/12/2022 - 15:48
Vizita e kryeministrit grek Kiriakos Miçotakis në prag të krishtlindjeve në jug të Shqipërisë erdhi pas përpjekjes së tij të parë kur mori pjesë në mbledhjen e BE-së në Tiranë. Ato ditë u njoftua se ai do të vizitonte dhe Himarën, për herë të parë për një kryeministër grek, ku do të vizitonte një shkollë greke, kishën dhe do të dëgjonte kërkesat e “grekëve” atje të cilat mbeten të njëjta dhe të paplotësuara.
Kërkesat i sqaroi Fredi Beleshi, kryetari i Omonias së Himarës. Ai foli për shtypin grek dhe tha se ai shpreson që kryeministri grek do të ushtrojë trysni ndaj qeverisë “Rama” për të plotësuar kërkesat e tyre.
Njëra lidhet me pronat, e cila, sipas Be…leshit nuk është zgjidhur 60 vitet e fundit; dhe tjetra lidhet me zbatimin e ligjit të miratuar në vitin 2017 për vetë-identifikim, për mbrojtjen e pakicave dhe për mësimdhënien në gjuhën amëtare në të gjithë nivelet.
Vizita tjetër e Miçotakit do të ishte në Derviçan dhe Livadhja ku vlerësohet se pakica greke është rrudhur për shkak të mërgimit kryesisht në atdheun jugor. Këto qyteza janë vizituar për herë të parë nga babai i Miçotakit, Konstandini, në vitin 1991.
Por këtë herë ndryshon hapësira e vizitës: ajo zgjerohet me Himarën, me të cilën synohet të zgjerohet perimetri i pakicës “greke” në Shqipëri.
Miçotaqi takoi dhe kryepeshkopin e kishës shqiptare, Anastasin. Por përpjekja e parë e Miçotakit u anulua sepse i thanë pilotët e tij se moti do të ishte i keq për të fluturuar drejt jugut të Shqipërisë ndërsa premtoi se do t`i vizitojë ata përpara fundit të vitit duke u shoqëruar nga Rama!
Dhe kështu ndodhi: ai u shoqërua nga Rama dhe anëtarë të tjerë të qeverive në të tre vendbanimet përkatëse gjatë 22 dhjetorit, në prag të krishtlindjeve.
Nga të treja vizitat, Himara mori vëmendjen më të madhe, si për ne ashtu dhe për grekët: sepse siç tha Miçotaki, “jam i lumtur që jam kryeministri i parë që viziton Himarën” ndërsa disa qindra pjesëmarrës brohorisnin: “Miçotaqi, Miçotaqi”.
Më pas ai foli për të drejtat e Be...leshit (vetë-përcaktimin, mësimin në gjuhën greke në të gjithë ciklet dhe mbrojtjen e të drejtave të pronave) duke dërguar kumt si në Tiranë, ndaj të cilës ankohen banorët përkatës, gjithashtu dhe ndaj pakicës “greke”, duke e mbushur atë me shpresë. Por shtoi dhe çështjen e mbetur pezull si pasojë e krizës ekonomike: rifillimin e pensioneve të moshës së thyer.
Miçotakin e shoqëronte dhe Piro Dhima, i cili tha se “dita e sotme është historike për Himarën, për të gjithë ne himariotët” ndërsa falenderoi kryeministrin e tij dhe tha se ai do të vinte nga fundi i botës për ditën në fjalë.
Në Derviçan Miçotaki nuk harroi të përmendte dhe çështjen tjetër lidhur me përcaktimin e ujërave detare mes dy vendeve tona, për të cilën ironizoi retorikën e skajshme turke por pa e emëruar atë, duke përmendur respektimin e të drejtës ndërkombëtare nga vendet tona.
Atje ai u befasua nga Rama dhe kryebashkiaku kur i thanë se sheshi do të merrte emrin e babait të tij meqënse ishte kryeministri i parë që e vizitoi qytezën përkatëse në vitin 1991 ndërsa u la për t`u përuruar busti i tij në përvejtorin e vdekjes së tij, në maj të vitit tjetër.
Sipas shtypit grek, pakica greke në Shqipëri është rrudhur tmerrësisht: nga rreth 280 mijë në vitin 1991 tani nuk i kalojnë 20 mijë. Numrin e parë e ndajnë në tre kategori: sepse vetëm 60% e tyre janë greqishtfolës ndërsa përqindja tjetër janë vllehë dhe shqiptarë që humbën gjuhën përgjatë historisë.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 94 reads