Kundërngjizësit (kontraceptivët) dhe tamponët e ciklit shkaktojnë kancer - studimet*
Kundërngjizësit dëmtojnë hipofizën, mund të shkaktojnë sindromën e amenorresë, shkaktojnë rritje në peshë, ndryshojnë formën e turpit dhe përbërjen e tij dhe mund të shkaktojnë kancer në qafën e mitrës nëse përdoren për më shumë se 5 vjet. Tamponët, gjithashtu, janë të rrezikshëm për shëndetin e femrave, sepse ata bartin metale (si glifosati etj.) që shkaktojnë kancer dhe sëmundje të tjera
Ylli Përmeti
12/06/2019 - 09:40
Ministria jonë e shëndetësisë ka hartuar një “strategji” kombëtare që në vitin 2003 “për të siguruar një furnizim adekuat dhe larmi zgjedhjesh për kontraceptivë cilësorë për çdo shqiptarë që ka nevojë për to, në përputhje me qëllimin e Konferencës Ndërkombëtare mbi Popullsinë dhe Zhvillimin për akses universal në shëndet”. Qëllimi` kryesor i strategjisë ishte të rriste përdorimin e tyre “me 30%” krahasuar me 11% vitin 2008, duke i dhënë ata falas gjatë fazës së parë por të prokuruar me fonde publike. Si pasojë, përdorimi` kundërngjizësve është rritur më shumë se dyfish ndërsa ka rënë përdorimi i praktikave të tjera (prezervativë etj.). Ndaj dhe parashikimet e ministrisë në fjalë ishin në atë kohë “plotë shpresë”: se do të rriteshin me 20% ata që merren nga goja dhe 10% ata që injektohen.
Këtë përpjekje e ka ndihmuar media. Për shembull, Top Channel ka realizuar herë pas here reportazhe dhe emisione të pasoçme për “edukimin” e popullit ku tregohen vetëm anët e mira dhe jo anët e këqija. Si ai telelvizion, gjithë të tjerët. Madje në raportin e ministrisë së shëndetësisë nuk përmenden askund ndikimet e dëmshme në shëndetin e femrave.
Gati gjysma e shtatzanive në nivel botëror janë të paqëllimta, duke shkaktuar mbi 70 milionë dështime çdo vit. Si pasojë, shtohet barra ngashënjyese, fizike dhe ekonomike ndaj atyre që kalojnë gjendjen përkatëse por dhe për sistemet shëndetësore. Shoqëritë njerëzore gjithnjë janë përpjekur të kontrollojnë shtatzanitë. Përpjekjet u dendësuan shekujt e fundit dhe kulmuan shekullin e kaluar në Amerikë me shpikjen e ‘kontraceptivit’ ose –‘kundërngjizësit’ siç duhet të quhet në shqip: sepse qëllimi i tij është të ndalojë ngjizjen e fëmijës. Kështu duke filluar me vitet ’60 në Amerikë kontraceptivët premtuan mbikëqyrje më të madhe të lindshmërisë dhe liri më të madhe seksuale. Kontraceptivi përbëhet nga një molekulë hormonike progestogjene, një variant sintetik i një steroidi hormonik natyral. Disa hape përmbajnë vetëm progestinë ndërsa të tjera ndërthurin progestinën dhe një analog estrogjeni.[1]
Kontraceptivët janë akuzuar për ndotjen e lumenjëve, për shkatërrimin e martesave dhe vrasjen e nxitjes seksuale, për shëmtimin e femrave, për rritjen e rrezikut të zhvillimit të kancerit të gjirit dhe mitrës dhe për uljen e hormoneve tiroide (duke shkaktuar rënie të energjisë fizike etj.) dhe për shumë efekte të tjerë.[2] Madje janë quajtur një komplot nga patriarkati.
Sekretet e depresionit (dhe autizmit) dhe një qasje ‘revolucionare’ për kurimin e tij
Sipas një studimi të vitit 1977 kombinimi oral i kontraceptivëve ka një efekt të drejtëpërdrejtë mbi gjendrën e hipofizës, duke shkaktuar një rritje në çlirimin e prolaktinës (një hormon proteinik) dhe një ulje në çlirimin e gonadotropinës (hormon glikoproteinik polipeptid që sekretohet nga qelizat gonadotrope të hipofizës). Ky efekt ndryshon mes individëve që marrin të njëjtin formulim kontraceptivi dhe mund të lidhet me zhvillimin e sindromës së amenorresë (mungesën jonormale të menstruacioneve/postpill amenorrhea-galactorrhea).[3] Një studim i fundit tregon se kontraceptivët që përmbajnë estrogjen dhe progesteron shkaktojnë rritje në peshë, ndryshojnë formën e trupit dhe përbërjen e tij.[4]
Një rishqyrtim i botuar në vitin 2022, tregon se “të dhënat tregojnë se përdorimi i vazhdueshëm dhe i zgjatur i kundërngjizësve mund të zvogëlojë rrezikun për kancerin endometrial, kolorektal dhe ovarian. [Por] për kancerin e qafës së mitrës, kundërngjizësit duket se rrisin rrezikun me më shumë se 5 vjet përdorim dhe në shumë studime, ky rrezik i shtuar zvogëlohet pas ndërprerjes dhe kthehet tek ato që nuk e përdorin kurrë brenda 10 viteve. Marrëdhënia mes përdorimit të kundërngjizësve dhe vlerësimeve të rrezikut keqbërës të mëlçisë ka dhënë gjetje të papërputhshme. Disa studime tregojnë se kundërgjizësit hormonalë mund të rrisin rrezikun jo vetëm të karcinomës hepatoqelizore, por edhe të kolengiokarcinomës intrahepatike.
Botërisht kanceri` mitrës është më i zakonshmi mes femrave, duke zënë 3.7% raste dhe 4.7% vdekjesh në vitin 2020. Sipas OBSH-së, në vitin 2022 vendi ynë shënoi 8, 019 raste të reja me kancer dhe rreth 5, 000 vdekje. Kanceri i mitrës qendronte në vend vendin e 11 me 194 raste me shumë se gjysmën e tyre të ndërrojnë jetë. Studimet tregojnë se kanceri po rritet në gjithë Ballkanin ndërsa vendet perëndimore, historikisht mbizotëruese në këtë sëmundje, kanë shënuar pak rënie. Numri i të prekurve me kancer në Ballkan është më i ulët se sa në BE, por shkalla e vdekshmërisë është 60 % ndërsa në vendet e bllokut evropian është 35 %.
Si vepron kontraceptivi?
Nivelet e estrogjenit dhe progjesteronit luhaten përgjatë ciklit mujor femëror. Estrogjeni kulmon pak përpara ovulacionit (shkarkimit të vezës) dhe pas kësaj estrogjeni bie por kulmon progjesteroni i cili përgatit mitrën për barrë. Kontraceptivët çrregullojnë prodhimin normal të hormoneve me estrogjenë dhe progjesteronë sintetikë (të quajtur “progestin”) duke shtypur ovulacionin dhe duke mashtruar gjendrën e hipofizës dhe rrjedhimisht trupin se është me barrë gjithë muajin. Efektivisht, parandalon gjendrën e hipofizës për të prodhuar hormonin e lutropinës, me qëllim që ovulacioni mos të shkaktohet. Kontraceptivi vepron njëherësh në hipofizë dhe në mitër duke e trashur veshjen e saj dhe duke e bërë mjedisin më armiqësor për ngjizje.[5]
Përdorimi i tyre ka marrë përmasa edhe më të rrezikshme në Afrikë: femrat atje përdorin kryesisht DMPA-IM, që njihet si “Depo-provera”, injeksione tre-mujore që i lejon ato të përdorin kontraceptivët në fshehtësi nga partnerët e tyre.
Si të mos mjaftonte pilula e femrave, një praktikë tjetër po zhvillohet për meshkujt në Britani: përdorimi i një xheli për të ndaluar rrjedhën e spermës së mashkullit. Qëllimi është të realizohet efekti i pilulës së femrave (99%). Aktualisht meshkujt përdorin dy praktika kundër ngjizjes, ose prezervativët ose sterilizimin (vazektomi)—bllokimi i dy tubave që përcjellin spermën nga testikulat jashtë organit.[6]
Vazektomia është në rritje në SHBA, kryesisht si pasojë e vendimit të gjykatës së lartë amerikane për dështimin (abortin). Megjithatë, gratë vazhdojnë të bartin barrën e masave kundër ngjizjes.
Një praktikë tjetër në nivel klinik është përdorimi i substancave johormonale (serine/threonine-protein kinase ose STK33) me më pak kundërndikime.
Përmblethtas, kundërngjizësit dëmtojnë hipofizën, mund të shkaktojnë sindromën e amenorresë, shkaktojnë rritje në peshë, ndryshojnë formën e turpit dhe përbërjen e tij dhe mund të shkaktojnë kancer në qafën e mitrës nëse përdoren për më shumë se 5 vjet.
Çfarë mund të bëhet?
Përdorimi i kundërgjizësve është përligjur në emër të “planifikimit” të shpajës (familjes) ose fëmijëve të saj. Por është dhe një e vërtetë tjetër që nuk përmendet shumë në shoqëri përveç në rrethet e studiuesve: fakti se meshkujt ndiejnë kënaqësi më të madhe kur “derdhen” brenda femrës/gruas. Madje studimet tregojnë se një përqindje prej 22.6% e grave ndiejnë kënaqësi më të madhe ose orgazma më të forta kur meshkujt derdhen brenda tyre dhe kur meshkujt kanë dendësi dhe sasi të madhe sperme ndërsa përqindja më e madhe e femrave tregojnë se nuk ndiejnë ndonjë ndryshim.
Shmangia e ngjizjes së fëmijës mund të zgjidhet deri diku përmes dy praktikave vijuese: njëra, duke kërkuar meshkuj të përgjegjshëm, në kuptimin që ata duhet të mos “mbarojnë” brenda bashkëshortes por jashtë saj (sa më e madhe dashuria e një mashkulli kundrejt gruas së tij aq më i përgjegjshëm do të jetë kundrejt saj); dhe tjetra, duke përllogaritur ditët e “ciklit” mujor (ose menstruacioneve siç quhen zakonisht nga mjekët) kur femra nuk ka vezë në mitrën e saj. Janë rreth 21 ditë të muajit ku femra ka më pak gjasa të ngjizë fëmijë...
Tamponët me përqindje të lartë toksinash
Në mesataren e tyre femrat përdorin rreth 11,000 tampona gjatë jetës së tyre si pasojë e gjakderdhjes së përmuajshme ose “menstruacioneve” siç njihen ndryshe, një fjalë latine që lidhet me fjalën “mensis” dhe që ka kuptimin e “muajit”. Sipas një raporti (Addressing menstrual poverty in the EU: may 2025), vendet evropiane përjetojnë “varfërinë e ciklit” ose pamundësinë për të mbuluar shpenzimet për blerjen e artikujve që lidhen me “ciklin mujor”. Për të njëjtën arsye, parlamenti evropian synon të zhduk vrafërinë e ciklit përmes prodhimeve falas dhe uljes së taksave kryesisht mbi tamponët.
Në vendin tonë nuk ka ndonjë studim mbi “varfërinë e ciklit” por gjykuar nga e vërteta e madhe se vendi ynë është një nga vendet më të varfëra të Evropës, me siguri femrat përballen me varfërinë e ciklit në shkallë më të madhe se në vendet anëtare të BE-së. Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë vitit 2024 janë importuar mbi 8,682 kg tampon cikli ose mbi 24 milion lekë ose mbi 244,000 euro ose rreth 8,682,000 tamponë.
Nga një hetim i pjesshëm që kam kryer, tregu ynë mbizotërohet nga tamponë me zanafillë Gjermaninë e viteve 1950. Ata bartin një mbishkrim “ob”. Ky mbishkrim lidhet me togfjalëshin gjerman “ohne binde” që kanë kuptimin “pa pece”. Por si markë u pronësua më vonë nga Johnson & Johnson dhe vitet e fundit pronësohet nga Kenvue, një ndërmarrje amerikane shëndetësore.
Tamponët përkatës shiten në shumë vende dhe një hetim i kryer nga rrjeti për veprim mbi pesticidet në Britani tregon se tamponën bartnin 40 herë më shumë glifosat se sa lejohet në ujin e pijshëm. Glifosati është vrasësi` barërave të “këqija” më i zakonshëm në bujqësi dhe OBSH-ja e ka shpallur atë si “karcinogjen të mundshëm”.
Glifosati përdoret nga prodhuesit për prodhimin e pambukut, i cili përbën përqindjen më të madhe të tamponëve. Një studim tjetër nga universiteti` Kalifonisë, Barkeley, i botuar vitin e kaluar dhe i pari në llojin e vet, tregon se tamponët përmbajnë dhe plumb, arsenik dhe kadmium. Plumbi kishte përqindje të lartë në tampon jo-organik ndërsa arseniku në tampon organik. Këta metale mund të shkaktojnë një sërë sëmundjesh duke përfshirë kancerin, shterpësinë dhe sëmundje të tjera (nervore etj.). Për të njëjtën arsye, studiuesit kanë ngritur alarmin dhe kërkojnë nga qeveritë të marrin masa sa më shpëjtë.
Ky analizë është përditësuar më 4 qershor 2025
[1]The chemistry of pill, US National Library of Medicine, 2015 Mar 25.
[2]How the pill can seriously affect a woman`s health, Hormones &Balance, March 27, 2019.
[3]The effect of contraceptive steroids on hypothalamic-pituitary function, American Journal of Obstetrics and Gynecology, Volume 128, Issue 1, May 1977, pages 60-74. Post-pill and pill-related amenorrhea-galatorrhea, American Journal of Obstetrics and Gynecology, 15 July 1971.
[4]How the pill changes your body shape, BBC, 4 October 2018.
[5]Oral contraception: mechanism of action, US National Library of Medicine, 1981.
[6]Male contraceptive gel to be trialled on couples in Edinburgh, BBC, 1 February 2019.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 265 reads



