Mundësia e shkaktimit të tërmetit në Turqi nga veprimtaritë njerëzore
Nëse duam t`i përgjigjemi dyshimit lidhur tërmetin e Turqisë, së pari na mungon fakti, domethënë, veprimtaria njerëzore (miniera, liqene etj.); dhe së dyti tërmeti është shkaktuar pikërisht mbi vragën e studiuar nga studiuesit.
Ylli Përmeti
07/02/2023 - 16:55
Tërmeti i fuqishëm në Turqi ngriti dyshime se mos ndoshta ai ishte shkaktuar nga dora njerëzore. Ky dyshim nuk është i padrejtë: sepse tërmetet nuk shkaktohen vetëm nga kushtet gjeologjike (sipas sizmologëve dhe gjeologëve) dhe klimatike (sipas meje) por dhe nga veprimtaritë njerëzore.
Sipas një studimi, planeti ynë ka përjetuar 730 tërmete të shkaktuara nga veprimtaritë njerëzore përgjatë 150 viteve të fundit, me disa prej tyre të arrijnë një magnitutë prej 7.9 ballë. Minierat janë burimi kryesor; pas tyre vijnë tërmet e shkaktuar nga zhvendosja e lëndës së parë për ndërtim; dhe liqenet e digave, si në rastin e Kinës së vitit 2008, ku vdiqën 80,000 njerëz pas një termeti prej 7.9 ballë. Veprimtari të tjera janë shpimet për naftë, sidomos shpimet horizontale (fracking); dhe një tjetër janë shpërthimet bërthamore.
Të gjitha këto veprimtari quhen “antropogjenike” ose shkaqe njerëzore. Këto veprimtari janë shtuar dekadat e fundit, kryesisht si pasojë e zhvillimit të teknologjisë; dhe siç janë shtuar ato, ashtu janë shtuar dhe tërmetet. Këta tërmete aktivizojnë dhe vendet ku kalojnë vragat gjeologjike. Kjo është një arsye tjetër se pse tërmetet janë shtuar vitetet e fundit.
Por arsyeja kryesore lidhet me ndryshimet klimatike, sidomos me dobësimin e gravitetit të tokës, për të cilin gjeologët dhe sizmologët shikojnë vetëm nëntokë dhe jo mbi të!
Thënë, në fjalë të tjera, gjeologët dhe sizmologët kanë dije të pjeshme lidhur me dukuritë fizike të planetit tonë dhe si të tillë ata e kanë të vështirë të kuptojnë ndërvarësinë mes ndryshimeve klimatike, dobësimit të gravitetit të tokës, dhe tërmeteve.
Kështuqë, nëse duam t`i përgjigjemi dyshimit lidhur tërmetin e Turqisë, së pari na mungon fakti, domethënë, veprimtaria njerëzore (miniera, liqene etj.); dhe së dyti tërmeti është shkaktuar pikërisht mbi vragën e studiuar nga studiuesit. Nëse në të ardhmen njoftohet ndonjë veprimtari njerëzore, ajo duhet të studiohet në raport me efektin e saj dhe pastaj të nxirren përfundime.
Filozofia e ndërtimit, parashikimi i tërmeteve dhe parandalimi i tragjedive sociale
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 190 reads