...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Amerika konfiskoi anijen e parë koreanoveriore

Autoritetet amerikane kanë konfiskuar një anije mallrash koreanoveriore për shkelje të sanksioneve amerikane dhe atyre të OKB-së, nëpërmjet eksportimit të qymyrgurit

Voa

10/05/2019 - 09:13

Divizioni për Sigurinë Kombëtare i Departamentit amerikan të Drejtësisë u shpreh sot nëpërmjet një deklarate se anija ishte duke iu afruar ujrave territoriale amerikane dhe saktësoi se e njëjta anije është konfiskuar njëherë në prill të vitit 2018 nga autoritetet detare të Indonezisë.

Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare, John Demers, tha se “kjo anije që thyen sanksionet është tashmë jashtë loje”.

Anija, e njohur me emërtimin “Wise Honest”, konsiderohet ndër anijet më të mëdha të transportit të Koresë së Veriut. Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara konfiskojnë një anije koreanoveriore për shkelje të sanksioneve.

Monitoruesit e OKB-së thanë se kur kjo anije u konfiskua vitin e kaluar, ajo po transportonte 25 mijë tonë qymyrguri me një vlerë prej rreth 3 milionë dollarësh. Në të kaluarën, Koreja e Veriut e ka përdorur këtë anije edhe për të transportuar makineri të rënda.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA