...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Arsyet e krimeve barbare të Hamasit (2)

Arsyet e vërteta të vrasjeve barbare dhe keqtrajtimeve të robërve nuk janë të vështira të kuptohen kur kemi fituar kuptim të plotë të realitetit politik dhe shoqëror

SHJ

26/10/2023 - 13:00

Javën e kaluar Ylli Përmeti publikoi një studim ku shqyrtonte mes të tjerash arsyet e krimeve barbare të Hamasit por duke parashtruar tre hamendësime pa fakte. Sot e ripublikoi atë të shoqëruar me fakte ku vërteton se hamendësimet e tij ishin të drejta:

Javën e kaluar: Arsyet e dhunës ‘barbare’ të Hamasit në Izrael   

Hamasi përdori vërtet praktika barbare, duke vrar qytetarë të zakonshëm dhe duke keqtrajtuar pengjet dhe ushtarët e kapur rob gati në të njëzetë e dy vendet ku sulmoi. Sulmi ndaj një festivali (rave-party) pranë kufirit me rripin e Gazas, ku u vranë të paktën 260 të rinj dhe u morën peng dhjetra të tjerë, dhe për më tepër, u publikuan nga vetë ushtarët e Hamasit në rrjetat shoqërore, tregon karakterin barbar të luftës së organizatës. Njësoj vepruan në rastin e masakrës së kryer në komunitetin e Kibutz Be`eri ku u vranë 110 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, dhe ku ishte shkruajtur fjala “Mekhabel”, e cila është krijuar nga izraelitët për të përshkruar sabotatorin ose terroristin palestinez.    

Për këtë praktikë disa “ekspertë” perëndimorë të përmendur nga Voa thanë se ai kërkon të mbjellë tmerrin dhe terrorin; të tjerë thanë se duan të krijojnë një ndjesi dobësie, paralize dhe poshtërimi. Arsyet e vërteta të vrasjeve barbare dhe keqtrajtimeve të robërve nuk janë të vështira të kuptohen kur kemi fituar kuptim të plotë të realitetit politik dhe shoqëror: së pari, qendrimi i udhëheqësit të organizatës pas sulmit nuk udhëzon të lëndohen të rinjtë dhe të moshuarit por “të luftohet”. Me qendrimin e tij Hamasi e bën të qartë se ai lufton kundër ushtrisë dhe jo kundër pjesës tjetër të shoqërisë.

Së dyti, Hamasi mund të përdor udhëzime të dyfishta, ndryshe në qendrim publik dhe ndryshe përmes operacionit. Por ky variant do të shpërnjihte efektin e dënimit të krimeve të tij barabare nga popujt e tjerë dhe do të shkaktonte humbjen e mbështetjes ndërkombëtare. Tre robër të Hamasit të kapur nga ushtria izraelite pohuan, në fakt, se atyre u ishte dhënë urdhër për të rrëmbyer cilindo kishin mundësi në këmbim të shpërblimit (për çdo të rrëmbyer apo të vrarë jepnin një apartament në Gaza dhe 10,000 dollarë). Ky fakt tregon se Hamasi përdori udhëzime të dyfishta dhe shpërnjohu efektin e krimeve barbare në nivel ndërkombëtar.

Por pavarësisht këtij urdhëri, një ushtar nuk mund të kryejë krime barbare nëse nuk është pushtuar nga urrejtja; madje dihet se vetëm një njeri me urrejtje të madhe dhe pashpirt mund të kryejë vrasje barbare ndaj njerëzve të paarmatosur dhe ndaj fëmijëve. Kjo është arsyeja që urrejtja është përdorur historikisht nga pushtetet politike, fetare dhe ushtarake për të mobilizuar ushtarët. Në rastin e “ushtarëve” të Hamasit bëhet fjalë për “paraushatarë” se sa “ushtarë”―sepse me këta të fundit kuptohet një njeri i miredukuar në raport me taktikat dhe ligjet ushtarake.

Ndaj disa nga sulmet barbare mund të ndërmerren në pavarësi nga udhëzimet e Hamasit dhe të jenë pasojë e urrejtjes ndaj pushtuesit dhe agresionit të përhershëm të Izraelit ndërsa pengmarrjet bëhen kryesisht për t`u shkëmbyer me militantët e Hamasit dhe palestinezët e burgosur ose si “armë negociuese” me Izraelin. Në vitin 2011, për shembull, Izraeli dorëzoi mbi 1.000 të burgosur palestinezë për një ushtar të vetëm, Gilad Shalit, pas pesë viteve të mbajtur peng nga Hamasi. Por ndryshe veproi gjatë fazës së parë të luftës së tetorit: ai liroi dy gra të moshuara izraelite, të cilat treguan se ishin dhunuar gjatë rrëmbimit (ishin goditur me shkopinj) por gjatë ditëve që qendruan në tunele, ishin trajtuar ‘përsosur’ siç tha njëra nga ato.    

Në fakt, disa nga viktimat e sulmuara pohuan se ato rezistuan pengmarrjen “deri në plumbin e fundit”, sepse “ishte më mirë të vdisje se sa të shkoje peng”. Rezistenca e palestinezëve, në fjalë të tjera, ka luajtur rol vendimtar për vrasjet barbare të Hamasit ndërsa urrejtja ka luajtur një rol të rëndësishëm, gjithashtu, sidomos kur dihet se shumë nga luftëtarët e Hamasit janë prindër që kanë humbur fëmijët dhe anëtarë të tjerë të familjeve të tyre nga Izraeli.

Një shtysë tjetër mund të ketë qenë qëllimi i Hamasit: shfarrosja e Izraelit. Për këtë shtysë është përdorur urrejtja nga palët e përfshira (nga Irani deri në Gaza). Elitat perëndimore me në krye Bajdenin shtuan dhe prerjen e kokave të disa bebeve por pa paraqitur ndonjë fakt―hamendësisht, për të mbështetur popujt përkatës kundërsulmin izraelit dhe elitat perëndimore në luftën e re kundër Hamasit. Por si në çdo rast tjetër kur presidenti amerikan bën deklarata jobindëse, që mbështesin një agresion të ri, Shtëpia e Bardhë sqaroi qendrimin e tij: sipas saj, ai thjesht përmendi raportet që vinin nga Izraeli.

Fakti që Hamasi përfaqëson pushtetin politik të Gazas dhe e quan veten organizatë islamike dhe Izraeli veten si një vend shekullar ose pa fe zyrtare por me një ideologji mbizotëruese se atje jetojnë gjithë hebrenjtë, ku përfshihen ultra-ortodoksët (shumica e këtyre e njëjtëson veten si hebre kryesisht me fenë) dhe shekullarët (shumica e këtyre e njëjtëson veten kryesisht me etërit dhe kulturën), përse feja dhe kultura (feja është kulturë e një populli kur pushteti politik imponon një lloj feje mbi një popull, si në rastin e popujve muslimanë, ndërsa Izraeli nuk mund të klasifikohet në këta popuj përsa kohë që nuk ka fe zyrtare, dhe si i tillë ai fenë e ka pjesë të kulturës dhe jo kulturë në vetvete), nuk i përmban palët në moskryerjen e krimeve barbare? 

Lexo dhe pjesën që vijon: 

Ç`udhëzojnë fetë (krishtërimi dhe islami) për luftën?

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA