...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Departamenti amerikan ka vendosur përparësi të luftojë korrupsionin anembanë botës

Dita*

03/02/2017 - 14:08

Shënim: dëftues është fakti se Departamenti amerikan e lufton korrupsion pa treguar shkaqet e tij! Në të vërtetë, në materialin e mëposhtëm Departamenti e lidh korrupsionin me papërgjegjshmërinë, institucionet jodemokratike, dhe rrjedhimisht, transparencën. Por transparenca është vetëm një shkak dhe ajo buron nga disa shkaqe të tjerë, të cilët Departamenti duhet t'i kishte kuptuar. Papërgjegjshmëria gjithashtu ka disa shkaqe, siç ka mungesa e shpirtit demokratik. Sidoqoftë, dëftues është gjithashtu fakti se Departamenti përmes kësaj qasje kërkon të ngrejë qeveri të përgjegjshme me qëllim që të konkurrojnë korporatat amerikane! Sigurisht, në kuadër të globalizmit neoliberal, të cilin Trampi ka filluar ta shkallmojë...  

Përpjekjet anti-korrupsion të SHBA-ve

Anembanë botës, korrupsioni dëmton rritjen ekonomike, pengon zhvillimin, destabilizon qeveritë, minon demokracinë dhe krijon terrene për grupe të rrezikshme si ato kriminale, trafikantë dhe terroristë.

Departamenti amerikan i Shtetit e ka bërë anti-korrupsionin një prioritet të sigurisë kombëtare dhe punon anembanë globit që të parandalojë dhënien e rryshfetit, të promovojë përgjegjësinë dhe të forcojë reformat.

Në maj të 2016-ës, SHBA-të morën pjesë në samitin global të anti-korrupsionit në Londër, mbledhja e nivelit më të lartë të llojit të vet për të nxitur rrethanat për të çrrënjosur korrupsionin nëpër botë.

Përpjekjet globale anti-korrupsion të Departamentit kanë tri elemente:

Parandalimi i korrupsionit dhe rritja e përgjegjshmërisë: Ne asistojmë shtete të përkushtuara për të goditur korrupsionin duke forcuar institucionet demokratike ashtu edhe duke ngritur mbështetje të re duke i fuqizuar avokatët e qytetarëve t’i mbajnë qeveritë e përgjegjshme për standardet globale.

Duke forcuar zbatimin ligjit përgjatë kufijve: Ne punojmë me partnerët globalë që të rrisim bashkëpunimin për forcimin e zbatimit të ligjit përtej kufijve, duke përmirësuar ndarjen e të dhënave ndërmjet qendrave kryesore financiare dhe të zhvillojmë mjete për të rekuperuar asete të vjedhura.

Duke goditur lidhjen Korrupsion-Siguri: Ne flasim për korrupsionin në zonën e sigurisë, duke ekspozuar si korrupsioni kërcënon sigurinë kombëtare dhe aftësinë për të mbrojtur qytetarët, mundur terroristët dhe mbrojtur sovranitetin kombëtar.

Në 2016 Departamenti vuri në dispozicion 70 milionë dollarë, që prisnin miratimin e Kongresit për një “Iniciativë Integriteti” të re për të mbështetur reformat lokale, policinë, prokurorët, detektivët, gjykatësit, shoqërinë civile dhe gazetarët në luftën kundër korrupsionit.

Për më tepër, SHBA-të do të bashkë-organizojnë Forumin e Rekuperimit të Aseteve Globale

Këto përpjekje i ndihmojnë vendet që të arrijnë kërkesat ndërkombëtare si Konventa e OKB-së kundër Korrupsionit dhe mbështesin punën e strukturave si Partnerishipi i Qeverisë së Hapur.

Duke prioritizuar anti-korrupsionin, Departamenti i Shtetit kërkon që ta bëjë edhe më të vështirë për kriminelët dhe terroristët që të zënë rrënjë e të përhapen, të promovojë qeveritë që janë më të stabilizuara dhe të përgjegjshme dhe të ngrejë terrenin për bizneset e SHBA-ve që të konkurrojnë në çdo krahinë.   

*Materiali është përkthyer nga Dita për t'u treguar institucionalistëve tanë të korruptuar se përse u refuzohen vizat zyrtarëve të korruptuar. 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA