GJND-ja pranon kërkesën e Afrikës së Jugut kundër Izraelit
GJND miraton kërkesën e Afrikës së Jugut për masa të jashtëzakonshme në Gaza ndërsa kundërshtoi kërkesën e Izraelit për të hedhur poshtë çështjen e gjenocidit por nuk kërkoi armëpushim të menjëhershëm
Ylli Përmeti
26/01/2024 - 14:23
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar Izraelin të ndërmarrë hapa për të kufizuar dëmtimin e palestinezëve në Gaza në një çështje politikisht shpërthyese të ngritur nga Afrika e Jugut që pretendon se vendi po kryen gjenocid në enklavë. Në një seancë dëgjimore në Hagë të premten, paneli prej 17 gjyqtarësh vendosi gjithashtu se Izraeli duhet të ndërmarrë hapa për të parandaluar dhe ndëshkuar nxitjen për gjenocid, si dhe për të ofruar ndihmën bazë për palestinezët në Gaza.
Këtu janë urdhërat e përkohshme që mori gjykata:
Izraeli duhet të marrë të gjitha masat për të parandaluar çdo akt që mund të konsiderohet gjenocid - vrasja e anëtarëve të një grupi, shkaktimi i lëndimeve trupore, shkaktimi i kushteve të krijuara për të sjellë shkatërrimin e një grupi, parandalimi i lindjeve;
Izraeli duhet të sigurojë që ushtria e tij të mos kryejë asnjë akt gjenocidal;
Izraeli duhet të parandalojë dhe ndëshkojë çdo koment publik që mund të konsiderohet si nxitje për të kryer gjenocid në Gaza;
Izraeli duhet të marrë masa për të siguruar ndihmë humanitare;
Izraeli duhet të parandalojë çdo shkatërrim të provave që mund të përdoren në një rast gjenocidi; dhe
Izraeli duhet të paraqesë një raport në gjykatë brenda një muaji nga dhënia e këtij urdhri.
Gjykata shprehu gjithashtu shqetësim të madh për fatin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre.
Lexo dhe parashikimin e të njëjtit autor:
Akuza e Afrikës së Jugut ndaj Izraelit në GJND për gjenocid dhe pasojat
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 27 reads



