Greqia dëbon dy diplomatë rusë ndërsa Rusia pritet të veprojë njëlloj
Rusia pritet të përgjigjet dhëmb për dhëmb/Tass
SHJ
11/07/2018 - 17:49
Greqia dëboi dy diplomatë rusë dhe ndaloi hyrjen e dy të tjerëve në Greqi pasi akuzohen për veprimtari të paligjshme brenda vendit. Rusët akuzohen për përpjekje për të nxjerrë dhe qarkulluar të dhëna duke mitosur funksionarë shtetëror në dëm të Greqisë. Më konretisht, diplomatët u përpoqën të mitosnin bashkiakë, priftërnjë, funksionarë shtetëror. Rusët kanë ndërhyrë dhe në çështjen e emrit të “maqedonisë. Ndërkohë Rusia pritet të përgjigjet dhëmb për dhëmb.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 10 reads



