...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Japonia synon të shkarkojë ujin e impianteve bërthamore në oqean

Kompania energjitike “Tokyo Electric Power” ka thënë se do ta zbrazë ujin deri në vitin 2022

Voa

11/09/2019 - 18:21

Dhjetëra mijëra tonë ujë i kontaminuar i uzinës bërthamore të Fukushimës mund të hidhet në oqeanin Paqësor, njoftoi të martën ministri i mjedisit japonez.
 
Uji, i cili është përdorur për të ftohur reaktorët e dëmtuar bërthamorë si pasojë e tërmetit dhe cunamit të vitit 2011, aktualisht ruhet në depozita gjigande. Por kompania energjitike “Tokyo Electric Power”, që ka nën administrim uzinën bërthamore, ka thënë se do ta zbrazë ujin deri në vitin 2022.
 
Ministri i Mjedisit Yoshiaki Harada tha se e vetmja mundësi sipas "mendimit të tij" do të ishte derdhja në det e ujit dhe hollimi i tij.
 
Gjatë tetë viteve të fundit që nga shkrirja e tre reaktorëve të Fukushimës, rreth 200 tonë ujë radioaktiv është nxjerrë çdo ditë me pompa jashtë ndërtesës së dëmtuar.
 
Industria e peshkimit në Japoni, si dhe vendi fqinj, Koreja e Jugut, e kanë kundërshtuar me forcë idenë e hedhjes së ujit të kontaminuar në oqean. 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA