...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kina hakmerret: heq akreditimin gazetarëve amerikanë

Kina thotë se do të heqë akreditimin për gazetarët e tre mediave amerikane si reagim ndaj kufizimeve amerikane për median kineze

Voa

18/03/2020 - 09:26

Përmes një deklarate të postuar në internet, ministria e jashtme tha të mërkurën se Kina kërkon nga gazetarët amerikanë të “Nju York Times”, “Wall Street Journal” dhe “Washington Post”, të cilëve u përfundon akreditimi para fundit të këtij viti, që të dorëzojnë kartat e akreditimit të gazetarit brenda 10 ditësh.

Qeveria kineze thotë se gazetarët nuk do të lejohen të vazhdojnë punën e tyre në Kinë, Hong Kong apo Macao. Veprimet e Kinës vijnë pasi administrata e Presidentit Trump i cilësoi pesë media kineze si misione të huaja dhe kufizoi numrin e punonjësve që mund të punojnë për ato.

Kina tha se veprimet e saj ishin të nevojshme dhe kundërmasa reciproke si reagim ndaj asaj që e quajti shtypje e panevojshme e medias kineze në Shtetet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara njoftuan në fillim të muajit se pesë media të kontrolluara nga Kina duhet të kenë kufizime në vetëm 100 viza, që do të thotë përjashtim me rreth një të tretën e stafit kinez. Uashingtoni theksoi mbikqyrje të theksuara dhe ngacmime ndaj amerikanëve dhe gazetarëve të huaj që punojnë në Kinë.

Mediat kineze, që punësojnë rreth 160 shtetas kinez në Shtetet e Bashkura, përfshijnë agjencinë shtetërore të lajmeve Xinhua, Rrjetin Televiziv Global Kinez (CGTN), dhe televizionin shtetëror kinez CCTV.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA