...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kina përqendron trupa policore pranë Hong Kongut

Mijëra trupa policore paraushtarake mblidhen në stadium në kufijt territorial me Hong Kongut

Voa-SHJ

15/08/2019 - 18:10

Komente kundërthënëse dhe interpretime të ndryshme kanë qarkulluar lidhur me shqetësimet se ushtria kineze mund të dërgojë forca për të kontrolluar turmat e protestuesve në Hong Kong.

Tre zyrtarë të policisë së Hong Kongut shprehen se nuk kanë marrë sinjale për plane të ushtrisë kineze për t’iu bashkuar forcave policore, por shtojnë se nuk janë të sigurtë që do të njoftoheshin paraprakisht nëse ka plane të tilla. Zyrtarët folën për median e huaj në kushte anonimiteti.

Fotografi satelitore të mbledhura të hënën kanë kapur imazhe që po interpretohen si automjete ushtarake të blinduara që po transportojnë forca special kineze. Imazhet tregojnë makinat e parkuara në një kompleks sportiv në një qytet në kufi me Hong Kongun.

Policia në Hong Kong këmbëngul se është në gjendje të përballojë situatën që po precipiton në kaos më të thellë nga dita në ditë dhe është shoqëruar kohët e fundit me akte dhune.

Ditët e fundit zyrtarë të ndryshëm kinezë kanë bërë paralajmërime se Pekini nuk do të rrijë duarkryq nëse situata në Hong Kong keqësohet.

Amabsadori kinez në Britani tha të enjten se ekstremistë të fshehur nën petukun e protestuesve pro-demokracisë po e çojnë Hong Kongun në rrugë të rrezikshme. Ambasadori Liu Xiaoming tha se qeveria e Pekinit nuk do të rrijë duarkryq dhe se “Kina zotëron zgjidhje dhe fuqi të mjaftueshme brenda Ligjit Bazë për t’i shuar me shpejtësi trazirat”.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA