...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kostua e lartë dhe dëshira për të ulur tensionet në peninsulën e Koresë detyron Trampin të pezullojë manovrat ushtarake

Shtetet e Bashkuara dhe Korea e Jugut njoftuan anulimin e dy stërvitjeve ushtarake vjetore në shkallë të gjerë në një përpjekje për të arritur ç’nuclearizim të plotë të gadishullit Korean.

Voa

05/03/2019 - 12:45

Presidenti i SHBA, Donald Trump i ka quajtur stërvitjet të shtrenjta, por ekspertët janë të shqetësuar se mund të ndikojë në gatishmërinë e trupave në rajon. Është një vendim që Robert Manning, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin Atlantik, e quan një nga gabimet e shumta që dëmtojnë pozicionin e SHBA-së në Azinë Verilindore.

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes, Patrick Shanahan dhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Koresë së Jugut, Jeong Kyeong-doo, vendosën të përfundojnë serinë e manovrave kryesore gjatë një telefonate të shtunën, sipas një deklarate të Pentagonit.

Në Deklaratën e Pentagonit po ashtu thuhet se Ministri koreanojugor dhe Sekretari Shanahan ranë dakord që koordinimi i ngushtë mes aktiviteteve ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Koresë do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet diplomatike.

Sekretari Shanahan më tej shkroi në tweet se ai dhe Ministri Jeong ranë dakord për të mbajtur gatishmërinë e fortë ushtarake “Së bashku jemi gati të përmbushim çdo sfidë sigurie", tha ai.

Presidenti Donald Trump ka kohë që është ankuar për koston e stërvitjeve amerikane në shkallë të gjerë me Korenë e Jugut.

"Arsyeja pse nuk dua që stërvitjet ushtarake me Korenë e Jugut të vazhdojnë është për të kursyer qindra milionë dollarë për SHBA, për të cilat ne nuk jemi rimbursuar. Ky ishte pozicioni im shumë kohë para se të bëhesha President. Po ashtu, pakësimi i tensioneve me Korenë e Veriut në këtë kohë është një gjë e mirë! ", shkroi ai në Twitter.

Ndikimi i anulimit të manovrave

Është e paqartë nëse njoftimi për t'u dhënë fund manovrave “Key Resolve” dhe “Foal Eagle”, është lidhur me mosarritjen e një marrëveshjeje mbi çnuklearizimin nga Presidenti Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, kur ata u takuan javën e kaluar në Hanoi.

Robert Manning e quan kohën "rastësore".

"Ju mund të kujtoni që pas takimit të parë të qershorit, Presidenti Trump pa i thënë askujt, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes ose komandantin e forcave amerikane në Kore, vendosi në mënyrë të njëanshme që ne do të pezullonim ushtrimet pa asnjë kusht’, thotë analisti Manning.

Koreja e Veriut ka kërkuar prej kohësh pezullimin e manovrave të përbashkëta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut. Historikisht, Pheniani i ka karakterizuar stërvitje të tilla si një pararendës të pushtimit.

Prandaj, analisti Manning e sheh anulimin e ushtrimeve si një lëshim të madh për Korenë e Veriut.

Park Won Gon, Dekan i Çështjeve Ndërkombëtare në Universitetin “Globular Handong”, tha për Zërin e Amerikës se anulimi i stërvitjeve do të kenë një ndikim në sigurinë rajonale.

Ai tha se ndërsa anulimi i stërvitjeve në tokë mund të ndikojë në aftësinë e forcave të kombinuara për të praktikuar në mënyrë efektive me njëri-tjetrin, më e rëndësishme do të ishte për të vazhduar ushtrimet me Forcat Ajrore.

"Nëse ata nuk kryejnë të tilla si “Max Thunder” ose “Vigilant ACE”, kjo do të thotë se ata heqin dorë nga qëndrimi i përbashkët për gatishmëri ushtarake", tha analisti Park.

Manovra të tjera

Ndërsa u bë njoftimi për anulimin e manovrave “Key Resolve” dhe “Foal Eagle”, Republika e Koresë dhe Komanda e Kombeve të Bashkuara Kombëtare thanë se do të zhvillojë stërvitjen "Dong Maeng" nga 4-12 mars si një zëvendësim për të dyja manovrat.

Në një deklaratë për shtyp, Komanda e Forcave të Kombinuara (CFC) e karakterizoi stërvitjen e përbashkët si një manovër "që thekson partneritetin dhe miqësinë e gjatë dhe të qëndrueshme midis dy vendeve dhe angazhimin për mbrojtjen e Republikës së Koresë dhe stabilitetin rajonal".

Deklarata vazhdon më tej, duke njoftuar se manovrat ishin "ndryshuar nga ato të përvitshmet gjatë pranverës dhe do të përqendroheshin në aspektet strategjike, operacionale dhe taktike të operacioneve të përgjithshme ushtarake në Gadishullin Korean".

"Është e rëndësishme që ushtritë profesionale të stërviten dhe të mbajnë një standard gatishmërie. Këto ushtrime janë vendimtare për të mbështetur dhe forcuar aleancën mes të dy vendeve", përfundon deklarata.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA