...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Macja e egër rrezikohet me zhdukje të plotë

SHJ

27/12/2016 - 13:46

Veprime urgjente nevojiten për të ndaluar zhdukjen përfundimtare të maceve të egra, çitave, kafsha më e shpejtë e tokës. Studiuesit vlerësojnë se kanë mbetur vetëm 7,100 mace të egra, duke zënë vetëm 9% të territorit ku ato dikur banonin. Popullatat aziatike janë goditur më fortë, duke mbijetuar më pak se 50 në Iran. Në Zimbabue, numri i çitave ka rënë me 85% në pak më shumë se një dekadë. Qoftë edhe me parqe të mirë-administruar dhe rezerva, macet kanë vuajtur si rezultat i gjuetisë njerëzore, hubja e habitatit, trafikimi i paligjshëm i pjesëve të çitas, dhe tregëtia ekzotike e kafshëve. Në Zimbabue këto presione kanë shkaktuar humbjen e tyre nga 1,200 në 170 në vetëm 16 vjet. Studiesit sugjerojnë një qasje të re për mbrojtjen e çitave duke u përqendruar në peisazhin që tejkalon kufijtë shtetëror dhe mishëron strategji rajonale të koordinuara duke përfshirë njëherësh qeveritë dhe komunitetet lokale për mbrojtjen e kafshëve dhe duke nxitur bashkë-ekzistencën e qendrueshme të njerëzve dhe të jetës së egër. The Guardian

Nga ana tjetër, një organizatë amerikane për trajtimin etikë të kafshëve qarkulloi së fundmi një video ku tregohen praktikat barbare të komuniteteve në Vietnam, ku krokodilët, ndërsa rriten në kushte çkafshërore - rripen nga njerëz kryekëput barbarë: sepse i rrjepin të gjallë dhe i lënë të ngordhin pa lëkurë! Siç duket, ngaqë lëkura ruan cilësitë e saj të “bukura” për kozmetikën e borgjezive që janë krijuar dy-tre dakadat e fundit. Sepse duhet thënë, edhe një herë, se është kërkesa dhe dëshira që krijojnë elita borgjeze, përmes sistemit dhe masmedias, që nxit popujt në nevojë të sillen barbarbarisht mbi kafshët. Kjo është arsyeja që këshillat e studiuesve më lartë për të ndaluar zhdukjen e plotë të maceve të egra, nuk mjafton...    

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA