...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Putini: Lëndë toksike përpara zgjedhjeve dhe Kupës Botërore?!

“Është i pakuptimtë pretendimi se Rusia do të vepronte ashtu përpara zgjedhjeve dhe Kupës Botërore”, tha Putini duke prekur çështjen për herë të parë që kur u njoftua nga Londra. Moska është e gatshme të bashkëpunojë me Londrën por Londra po mendon konfiskimin e pronave të qytetarëve rusë në Britani. Sidoqoftë, Moska, thotë Putini, do të jetë e gatshme në bashkëpunim dypalësh.

Voa/SHJ

19/03/2018 - 09:34

“Moska nuk zotëron helme të tillë. Ne i kemi shkatërruar ato nën mbikqyrjen ndërkombëtare”, duke shtuar se Rusia ishte e para që u çlirua nga arsenali i saj ndërsa vende të tjerë “janë zotuar [për të vepruar njëlloj] por nuk janë përputhuar me zotimin e tyre, fatkeqësisht, argumentoi Putini, presidenti rus. RT       

Ndërsa mosmarrëveshja mes Britanisë dhe Rusisë u thellua të shtunën lidhur me helmimin në territorin britanik të një ish-spiuni rus, me njoftimin e Kremlinit për dëbimin e 23 diplomatëve, Ministria e Jashtme ruse nxorri një teori të re lidhur me prejardhjen e lëndës helmuese të përdorur.

Ministria e Jashtme ruse përmendi katër vende evropiane si burimet më të mundshme për agjentin nervor Noviçok, që zyrtarët britanikë thanë se ishte përdorur për të helmuar Sergei Skripalin dhe vajzën e tij 33 vjeçare, Yulia. Në krye të listës ishte vetë Britania, ndërsa tre të tjerat ishin Sllovakia, Republika Çeke dhe Suedia.

Në një intervistë me një televizion shtetëror rus në prag të zgjedhjeve presidenciale të së dielës, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova la të kuptohet se të treja këto shtete, ashtu si Britania, “kishin bërë studime intensive” për Noviçokun, por ajo nuk dha prova për pohimin e saj.

Ministri i Jashtëm çek, Martin Stropnicky e hodhi poshtë pretendimin e Zakharovës, duke thënë se “ne e hedhim poshtë një deklaratë të tillë pa bazë lidhur me origjinën e Noviçokut.”

Ndërsa tensionet thellohen mes Britanisë dhe Rusisë lidhur me helmimin e Skripalëve që u gjetën pa ndjenja në një park në qytetin Salisbury, ligjvënësit dhe analistët britanikë po i kërkojnë kryeministres britanike Theresa May, që të konfiskojë pronat e investuara në Britani të plutokratëve rusë që kanë lidhje me udhëheqësin rus, Vladimir Putin.

Njoftimi i Kremlinit të shtunën për dëbimin e diplomatëve britanikë ishte i pritshëm si reagim ndaj dëbimit nga Britania të të njëjtit numër diplomatësh rusë në fillim të javës. Në mes të javës, kryeministrja britanike njoftoi për një sërë masash si reagim ndaj asaj që Londra thotë se ishte një përpjekje e miratuar nga Kremlini për vrasjen e Skripalit, një agjent i dyfishtë për të cilin Presidenti Putin kishte premtuar dikur publikisht sedo ta vriste, dhe vajzës së tij.

Të dy ata vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA